Lajme

Elbasan, një i vdekur dhe një i plagosur në fabrikën e çimentos

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fabrikën e Çimentos në Elbasan, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur,  pasi janë zënë poshtë një masivi çimentoje.

Mësohet se shtetasi Musa Sula, 56 vjeç, ka humbur jetën dhe është ende nën masiv. Ndërsa, i plagosur është shtetasi Tomorr Mjekërzaku, 65 vjeç, i cili është në gjendje të rëndë. 

Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë policia ka shkuar atje për nisjen e hetimeve. Puna në fabrikë është bllokuar dhe grupi hetimor ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarëve okularë.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë