Futboll

El Clasico/ Ancelottit i mungojnë dy yje, por edhe Barcelona zbarkon pa kryesorët e saj

Pak orë para El Clasicos, ka një shqetësim të vërtetë te Reali i Madridit, pasi Karim Benzema nuk ishte në gjendje të stërvitej me grupin të premten.

Pasi pësoi një goditje në këmbën e tij të djathtë pak para se të shënonte kundër Liverpoolit të mërkurën, sulmuesi francez nuk ishte në gjendje të stërvitej me shokët e tij në seancën e parafundit përpara ndeshjes të së dielës në Camp Nou.

Ndërsa grupi kryesor kryente ushtrime posedimi, kontrolli dhe taktike në fushë, para se të luante një mini-lojë, Benzema qëndroi brenda ambienteve për të bërë stërvitje individuale.

Pavarësisht kësaj, pritet që ai të përpiqet t’ia dalë për ndeshjen kundër Barcelonës të dielën, që është shansi i fundit i madrilenëve për të mbajtur gjallë shpresat për titull.

“Duket sikur është vetëm një goditje e lehtë dhe ne mendojmë se ai do të kthehet për të dielën”, e përshkroi Carlo Ancelotti situatën e sulmuesit.

Janë dy lojtarë që janë përjashtuar tashmë nga El Clasico të dielën, pasi David Alaba është ende jashtë i lënduar ndërsa sulmuesi i ri Alvaro Rodriguez nuk mund të luajë për shkak të një pezullimi të pësuar me Castillan.

Kjo do të thotë se, nëse Benzema nuk mund të luajë, atëherë Rodrygo ka të ngjarë të jetë ai që do të zhvendoset në pozitën e sulmuesit qendror.

Edhe Barcelona ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për derbin e të dilës me Realin. Blaugranët për këtë ndeshje do të jetë pa Ousmane Dembelen dhe Pedrin që janë të lënduar.

Më poshtë mund të shikoni listën e plotë të skuadrës katalanase: Ter Stegen, Araujo, Busquets, Gavi, Leëandoëski, Ansu Fati, Ferran, Pena, Christensen, Alonso, Alba, Kessie, Roberto, De Jong, Raphinha, Kounde, Garcia, Balde, Pablo Torre, Tenas, Alarcon.

El Clasico që luhet në kuadër të javës së 26 në La Liga, fillon në orën 21:00.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë