Drejtësia

Ekzekutohet masa e re, Vangjush Dako lë qelinë dhe shkon në shtëpi

Gazeta Si – Vetëm pak orë pasi Gjykata caktoi masën e sigurisë ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, vendimi është ekzekutuar. Dako ka lënë qelinë e burgut dhe ka shkuar në shtëpinë e tij, pasi i është caktuar masa ‘arrest shtëpie’.

Një automjet i policisë, sipas procedurës, e ka transportuar Vangjush Dakon nga burgu i Durrësit drejt shtëpisë së tij. Sapo automjeti ka dalë nga ambientet e burgut, ish-kreu i bashkisë së Durrësit është takuar me familjarët e tij.

Vendimi për lirimin e Dakos nga qelia u mor sot nga GJKKO, për shkak të afateve të paraburgimit. Vangjush Dako është i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste, në lidhje me një pallat që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, si dhe për projektin e promenadës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë