Lajme

Ekstradohet nga Italia 44-vjeçari shqiptar, i dënuar për trafik droge

Një 44-vjeçar shqiptar, i dënuar për trafik droge është arrestuar në Itali dhe është ekstraduar drejt vendit tonë. Policia bën me dije se nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma e Italisë, i shtetasit shqiptar, R.M, 44 vjeç, lindur në Tiranë.

“R. M. është arrestuar nga autoritetet policore në Vareze, Itali me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Krimeve të Renda Tiranë, me vendim nr. 06, datë 17.01.2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Në vitin 2013, ky shtetas, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka tentuar të kalojë drejt Italisë, me kamion, nëpërmjet Portit të Durrësit, një sasi prej 61 kg kanabis. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë