Lajme

Ekstradohet nga Holanda anëtari i grupit “Bajri”

21-vjeçari Samet Halluni, anëtar i grupit të strukturuar kriminal të Bajrajve, është ekstraduar nga Holanda drejt Shqipërisë.

Për 21-vjeçarin, Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën “arrest me burg”për gjobëvënie të një sërë bizneseve në Shkodër, duke përfituar prej tyre para dhe prona.

Shtetasi Samet Halluni është anëtar i grupit të strukturuar kriminal “Bajri” dhe dyshohet që në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi ka kanosur me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë një sërë biznesesh në Shkodër, duke përfituar prej tyre para dhe prona.

Më 22 shtator, Policia e Shtetit gjatë një operacioni në lagjet Kiras e Dobraç të Shkodrës si dhe në Tiranë vu në pranga 9 anëtarë të grupit kriminal “Bajri”, ndërsa Behar Bajri dhe Samet Halluni u arrestuan në Holandë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë