Drejtësia

Ekstazi Prishtinë-Tiranë, burg për 5 të arrestuarit, mes tyre dhe aktivisti i LVV-së

Gazeta Si - Gjykata Penale e Tiranës, caktoi masën e sigurisë burg pa afat për 5 të arrestuarit e operacionit antidrogë, ku u sekuestruan 11.300 doza ekstazi.

Kështu, mbeten në burg shqiptarët nga Kosova, Mithat Ramadani dhe Besnik Mujeci (aktivist i Lëvizjes Vetëvendosja), si dhe tre të tjerët, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.

Mësohet se gjyqtari Gert Hoxha pranoi kërkesën e prokurorit Ndini Tavani që 5 të arrestuarit të vijojnë të hetohen në qeli.

LEXO EDHE:
Kapen mbi 11 mijë doza ekstazi, droga vinte nga Kosova në Tiranë me autobus të linjës. Në pranga 5 persona, mes tyre dhe asamblisti i Vetëvendosjes

Pesë të pandehurit, ranë në pranga më 15 gusht, pasi trafikonin drogën në Shqipëri nga Kosova përmes autobusëve në kohë të ndryshme.

Atar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11.300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.

Nga hetimet ka rezuluar se këta shtetas, duke shfrytëzuar fluksin e sezonit turistik i kalonin dërgesat nëpërmjet linjave të autobusave Prishtinë-Tiranë.

Ekstazia ka gjetur përdorim të gjerë tek të rinjtë shqiptarë vitet e fundit gjatë festave ku marrin pjesë, kryesisht në fundjava dhe gjatë sezonit veror.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë