Biznes

Eksportet bien, nisin të reflektohen problematikat

Prej muajsh eksportuesit kanë vënë alarmin për vështirësi të tejskajshme të sektorit.

Kjo si pasojë e TVSH-së së parimbursuar nga ana e qeverisë, zhvlerësimi i monedhës së përbashkët europiane euro dhe së fundmi recesioni i Italisë.

Këto problematika janë reflektuar dhe shifrat për janarin 2019 nuk janë aspak optimiste.
Sipas INSTAT, në Janar 2019 eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë, duke u ulur me 7,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ulja vjetore e eksporteve prej 7,3 %, këtë muaj rezulton të jetë ndikuar kryesisht nga grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale”, “Tekstile dhe këpucë”, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”.

Në muajin janar 2019, vendet partnere me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe janë: Italia (-2,4 %), Spanja (-22,2 %), dhe Kosova (-19,7 %).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë