Ne rrjet

Ekspertët: Tërmete të pazakonta në Shqipëri, por po shuhen

Shpeshtësia e tërmeteve që kategorizohen si tërmete të fuqishme që kanë goditur në harkun kohor të 36 orëve Shqipërinë është e habitshme edhe për vetë ekspertët.

Në këtë përfundim kanë mbërritur ekspertët e Qendrës Mesdhetare Europiane të Sizmiologjisë.

Që prej 2014, ne nuk kemi dëshmuar në asnjë rast këtë frekuencë tërmetesh në të njëjtën zonë. Këto janë dië ë vështira dhe sfiduese për njerëzit e prekur nga tërmeti në Shqipëri. Lutemi për ju! Kini kujdes!”, thuhet në një postim të EMSC në Twitter.

https://twitter.com/LastQuake/status/1199717135142019072

Qendra Mesdhetare Europiane e Sizmiologjisë është një nismë ekspertësh të pavarur që në 2014 kanë themeluar aplikacionin LastQuake, një aplikacion i përdorur gjerësisht këto ditë në Shqipëri për të ndjekur lëkundjet e tokës.

Ndërkohë, sizmologu shqiptar Rrapo Ormeni thotë se tërmeti i fortë që goditi Shqipërinë ndodh një herë çdo 100 vjet. Ai theksoi se deri tani janë regjistruar mbi 520 goditje, që, përveç tërmetit të orës 7 të ditës së martës, kanë qenë me magnitudë më të vogël se 5 të shkallës Rihter. Ormeni mendon se “seria tërmetore është kompletuar tashmë”.

“Tërmetet nuk parashikohen, por nga vijueshmëria e pasgoditjeve mendojmë se nuk do të ketë tjetër tërmet të madh. Tërmete të kësaj madhësie ndodhin çdo 100 vjet zakonisht”, deklaroi ai për A2.

Sizmologu mendon se aktiviteti sizmik po shuhet gradualisht.

“Një tërmet i kësaj madhësie, do të sjellë edhe pasgoditje në ditët në vijim, por që nuk do të shkaktojnë dëme. Është thjesht çlirim energjie sizmike”, thotë Ormëni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë