Rend dhe Ligj

Zbardhja e bisedave telefonike të Kelit ditët kur trafikohej droga

Menjëherë pas aksionit antidrogë që përfshiu tetë qytete të Greqisë Afidnes, Asproppirgo, Glyka Nera, Ymitto, Korydalo, Salamina, Kalithea, Kifisia, policia greke ju bllokoi skafistëve shqiptarë telefona me të cilët ata kishin folur me të dyshuarin Kelmend Balili. Ky person që shfaqet me emrin Keli sipas autoriteteve greke përdorte gjatë komunikimeve për të trafikuar ngarkesën e kanabisit një numër grek. Grekët e antidrogës kishin dyshime të forta se ku numër celulari  përdorej prej Klement Balili tre muaj para se të zhvillohej aksioni i Deas. Personi me emrin Keli përgjatë datave 5 (pesë) Maj 2016 dhe 8 Maj 2016, kur edhe është bllokuar droga ka folur me Georgis Alyfantis , që ka qenë në rolin e pritësit dhe organizuesit  për trafikun  e drogës nga Saranda në Zakinthos. Alifandis aktivizohet në bisedën me një numër tjetër që më pas u zbulua se është Keli,  dy muaj para se ngarkesa të zbarkonte në Greqi. Në 11 mars 2016 Alifandi I shkruan

Përgjimi Nr.1 (Prova e Pasaportës së Klement Balilit)

Numri I Georgis Alifandis: - Vëllai im, dërgo numrin e pasaportës tënde

Dhe numri që përfundon 00306971713372 që ende ishte I paidentifikuar  I dërgon numrin e pasaportës. Ky numër pasaporte është BF 2613552.  Nga kontrollet e menjëhershme në sistemin Tims ka rezultuar se kjo pasaportë me këtë numër I përkiste Klement Balilit , lindur  më 20 mars 1972 , banor Sarandë

Si u zbuluan dy skafistët shqiptarë Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj , të cilët flisnin me Alifantis që do priste drogën dhe njëkohësisht me Balilin që do ta niste drogën nga Saranda?

Biseda e mëposhtme zhvillohet një ditë para se të nisej droga dhe skafisti bashke me pritësin e ngarkesës lënë ditën fikse për nisjen . Shtetasi grek I flet skafistit me nofkën “Babi “. Dalanaj dhe Alifantis janë përkatësisht njëri transportuesi dhe tjetri pritësi.

Përgjimi Nr.2 ( prova që lidh skafistin me grekun Alifantis)

Alifantis telefonon skafistin Petro Dalanaj

Petro Dalanaj :Po ..

Alifantis : Hajde  o ba, çfarë bën, çfarë bën?

Petro Dalanaj: Mirë, ti?

Alifantis-Të lumtë, në rregull, çdo gjë mirë

Petro Dlanaj: Çdo gjë mirë , ti në rregull?

Alifantis: Në rregull jam, na zuri greva. Nga nesër janë anijet këtu ne grevë.. .. deri të martën.. të mërkurën…

Petro Dalanaj: Di unë, çfarë të them

Alifantis: Jo për sot, për nesër në darkë  sic e the

Petro Dalanaj: Jo sot,  nesër në darkë

Alifantis..A, natën e mirë, jam këtu 15 ditë

Petro Dalanaj:  E di, çfarë të bëj unë tani

Alifantis : Po po babi im, çfarë thua tani

Petro Dalanaj: jam këtu tre ditë, e di ti, je sot.. sonte hodha spirancë nga Kefalonia sepse kishte shumë dallgë dhe nuk mundesha dhe u nisa sot , sot në mëngjes avash- avash, në orën 05.00

Alifantis : Po ..

Petro Dalanaj: Kam ndaluar diku, po ha një çikë bukë sepse është shpejt akoma

Alifantis : Mirë babi , e di çfarë këtu do të qëndrojmë deri të enjten ne , deri të enjten tënde, deri të mërkurën , çfarë të bëjmë ta bëjmë të mërkurën tjetër, çfarë të bëjmë?

Petro Dalanaj: Jo, pasi unë kam ardhur këtu afër teje  tani , jam afër në fshat, kupton..

Alifantis: Po .. po .. po çmendem a e di, do çmendemi fare tani…

Petro Dalanaj : Çfarë të them unë, di unë, unë tre ditë

Alifantis: Po

Petro Dalanaj : Brenda në dete .. nejse .. të bëhet puna mirë .. të bëhet puna mirë.

Alifantis : Po po në rregull u bë

Një ditë pas bisedës mes skafistit  Petro Dalanaj dhe shtetasit grek Georgis Alifantis ata rilidhen  sërish në telefon. Në datë 6 maj 2016 , ngarkesa ishte nisur dhe të dy ata po flasin me kode.

Përgjimi Nr. 3 (Skafisti flet sërish me grekun ditën që do dërgohej skafi me drogë)

Alifantis : Hajde baba, mirëdita

Dalanaj: Mirëdita, çfarë bëre

Alifantis: Mirë jam , ti ?

Dalanaj: Po pi kafenë ? Me shumë apo me qumësht? Ha ha ha

Alifantis:  Hahaha .. je njësh..gjithmonë mirë . Çdo gjë mirë?

Dalanaj : Po po .. po udhëtoj.. një jetë këtë punë.. ja q. fsha…nga çfarë do ta pësojmë , nga çfarë do ikim nuk e di

Alifantis : Të lumtë .. të jesh I fortë

Dalanaj:  Ke 500 euro ti lart

Alifantis : Të ka dhënë ty .. në rregull në rregull

Dalanaj:  Kuptove

Alifantis : Në rregull , në rregull në orën 02-03 atje

Dalanaj: Në mëngjes ëëëë.. se dua të iki prapë unë, jam tre netë e di ti e kupton tani?

Alifantis: Më shpejt .. më shpejt nuk bëhet ? Bukur do të flas

Dalanaj: Bukur bëj komandë ti  dhe do flasim më vonë në rregull .. u bë

Alifantis: Dy orë…në rregull bukur .. u bë

Dalanaj: Hajde t’ja kalosh mirë

Alifantis : Të jesh mirë . Shëndet babi im .. shëndet

Dalanaj: Hajde ciao

Ndërkohë mbrëmjen e të njëjtës, ditën që skafisti që kishte folur me Georgis Alifantis I telefonon personit me emrin Keli ( Klement Balili )

Përgjigimi Nr. 4 ( skafisti flet me personin që dyshohet se është Klement Balilin)

Dalanaj: Ore  në çfarë ore më do ti mua se unë po nisem avash avash?

Kely: Nisu se kur të errësohet futesh direkt në gji

Dalanaj : Do më thuash  kur të jem aty afër hajde

Keli: Do vish direkt tek unë .. tek numri një

Dalanaj : Kur të duash ti.. ti të më thuash më vonë hajde

Keli: Hajde direkt tek njëshi

Dalanaj: Mirë, mirë

Materialet e publikuara janë pjesë e dosjes së hetimit ndaj Klement Balilit. Ndarja e përgjimeve me numra rendor është bërë nga Gazeta. Gjuha e përdor në transkriptin e personazheve të përmendur është më kode


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë