Teknologji dhe Inovacion

Ekranet në makinë janë shpërqendruese më shumë se telefoni

Kur drejtoni një makinë, fraksionet e sekondës mund të bëjnë dallimin midis jetës dhe vdekjes. Edhe një moment që mund të jeni duke ndezur radion ose kondicionerin, jeni mjaftueshëm të shpërqendruar sa të shkaktoni një aksident. Në një studim nga ADAC (shoqata më e madhe e automobilave), ekranet nëpër makina janë një burim aksidentesh dhe sa më shumë funksione të ketë një ekran, aq më shumë shtohen shanset për një aksident të mundshëm.

Tesla ishte makina më e predispozuar për aksidente pasi funksionaliteti është totalisht i varur nga ekrani.

Një studim nga Fondacioni i Shoqatës Amerikane të Automobilave tregoi se ekranet nëpër makina janë shpërqendruese pasi shoferët po kalojnë shumë kohë duke parë në to dhe janë më shpërqendrues se përdorimi i telefonit apo dërgimi i mesazheve gjatë ecjes.

Studimi përfshiu 30 automjete, duke testuar drejtuesit dhe nivelet e tyre të vëmendjes kur përdornin teknologjinë e integruar. Ekipi hulumtues arriti në përfundimin se 30 automjetet dështuan. Asnjë automjet nuk prodhoi një nivel të ulët të kërkesës për vëmendjen e shoferit. Shumica e sistemeve të gjetura në makina kërkojnë një nivel të lartë të kërkesës për vëmendjen e shoferit. Ekspertët kanë deklaruar se shumë teknologji në makina nuk kanë të bëjnë me drejtimin e makinës, por gjithçka që ka të bëjë me shpërqendrimin e shoferit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë