Financa Personale

Ekonomiksi i ngrirjes së vezëve

Nga Julia Carpenter - Kam menduar shumë kohët e fundit rreth vezëve të mia. Kam menduar po ashtu edhe për vezët e miqve të mi. Edhe për vezët e të njohurve. Edhe për vezët e të panjohurve që ndesh në metro.

Kam nisur të ngjiz biseda gjatë drekave si, “A dëshiron të kesh një fëmijë? A e di si të procedosh? Hej, a e di se sa kushton një proces i tillë?”

Dikur mund të kem qenë kundër me idenë për të pyetur miqtë në lidhje me planet që kanë në lidhje me vezoret e tyre, por tanimë, këtë pyetje nuk e gjej të pavend. Miqtë dhe bashkëmoshatarët e mi po vdesin të flasin gjithashtu për këtë çështje.

Nuk mungojnë informacionet në fakt. Nëse je një grua në një moshë të caktuar (mes 26 dhe 45 vjeç) dhe me një bagazh socioekonomik, me siguri keni parë artikuj që përshkruajnë udhëtimet femërore të fertilitetit, ose keni parë faqe të sponsorizuara në instagram për klinika të reja në modë për fertilitetin.

Klinikat start-up të shëndetit për femrat dhe fertilitetin janë projektuar mbi të gjitha si hapësirat e punës dhe të komunitetit të Wing, të kompletuara me hapësira komode të sallave të pritjes dhe karrige ekzaminimi me rripa të personalizuar me dru.

Sa për kostot, faqet e njohura të internetit si InHerSight rendisin kompanitë, duke përfshirë Facebook FB 0.49% dhe Apple, AAPL 0,02% që paguajnë për ngrirjen e vezëve të punonjësve shuma marramendëse. Testet e fertilitetit dikur kushtonin qindra dollarë, por Kindbody tani ofron një vlerësim të lindshmërisë 300 $ dhe disa kompani të reja ofrojnë edhe komplete më pak të shtrenjta në shtëpi, si një test hormonal prej 159 dollarësh. Për ndihmë në pagesa, kompania për kujdesin e lindshmërisë Carrot ofron një kartë debiti që gratë mund të përdorin për të paguar më lehtë procedurat e fertilitetit.

Dhe Family Future, një kompani e financimit të fertilitetit që ofron plane për fekondimin in vitro dhe ngrirjen e vezëve, vitin e kaluar filloi të ofrojë një "Plan Grandbaby" që lejon gjyshërit e ardhshëm ose ndonjë anëtar tjetër të familjes të huazojë para për të ndihmuar në pagimin e trajtimeve të lindshmërisë së një klienti.

Por, edhe në mes të një bumi të tillë në biznesin e lindshmërisë - një hapësirë për të cilën themeluesja dhe shefja ekzekutive e “Kindbody”, Gina Bartasi afirmon se është thjesht një “industri shtëpiake”, krahasuar me 10 vjet më parë - gratë ende përpiqen të gjejnë përgjigjet që dëshirojnë.

Koha është e vështirë

Së pari, ekziston një diskutim kohor.

Shumë prej miqve të mi gjenden në vështirësi: Ata e dinë që është më mirë të ngrijnë vezët kur janë më të rinj, por për shumicën e tyre, ky opsion nuk është i zbatueshëm financiarisht. Unë jam 28 vjeç, kështu që e di se kam disa vjet para se të jem gati për të krijuar një familje. Por unë jam e shqetësuar sepse nëse nuk filloj të kursej tani, nuk do të kem para për ta bërë atë proces.

Zonja Bartasi thotë se bisedon me shumë gra të reja që luftojnë me të njëjtën çështje. "Vitet tona më produktive në karrierë përplasen me vitet tona më produktive riprodhuese," thotë ajo.

Kur nëna ime ishte në moshën time, ajo ishte e martuar dhe shtatzënë, me një shtëpi me një dhomë gjumi që ajo dhe babai im e kishin blerë vetë. Por për mua dhe shumë nga bashkëmoshatarët e mi, ato momente historike ndjehen shumë larg (për të mos thënë krejtësisht të pamundura). Shumë prej nesh po paguajnë huatë e studentëve, duke luftuar në një botë të pagave në stanjacion dhe kurr çmimet e banesave janë rritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë viteve të fundit. Ne po presim më gjatë dhe më gjatë të martohemi e të kemi fëmijë, kështu që asgjë nuk përputhet me kohërat dhe fenomenet e jetuara të prindërve tanë.

Gjithashtu, ndërsa unë mendoj se mitra ime është mjaft e shëndetshme për momentin, unë jam e shpërqëndruar në lidhje me atë që mund të bëj tani për të siguruar që nuk po dëmtoj pjellorinë time për të ardhmen. (Unë e gjeta veten madje duke kërkuar në Google se "çfarë mund të bëj për të ndihmuar pjellorinë time në të ardhmen?")

Cila është kostoja?

Pastaj, është pyetja financiare se sa dhe si mund ta përballoj.
Si një person me shumë qëllime kursimi dhe shumë plane për paratë e mia, ky qëllim ka më shumë prioritet sesa të tjerët mund ta kuptojnë, të planifikojnë dhe të kursejnë për të.
Nuk mund ta parashikoj se kur do të ndihem plotësisht e gatshme për të qenë nënë dhe nuk mund të jem e sigurt për kostot në kohën kur do ta gjej përgjigjen.

Sipas Carrot, një grua mesatarisht do të paguajë rreth 15,000 dollarë për ngrirjen e vezëve. Disa kompani - si unë, News Corp NWS kompensojnë kostot e trajtimeve të fertilitetit. Madje ka kompani që ofrojnë pako trajtimesh të fertilitetit. Për secilën prej këtyre cikleve, punëdhënësi im do të mbulojë 80% të ngrirjes së vezëve, transferimin e embrionit, ngrirjen e spermës ose trajtime të tjera të lindshmërisë, duke supozuar se kam paguar sigurimin shëndetësor. Megjithatë mua më mbetet 20% e shumës për të paguar.

Mbulimi i sigurimeve ndryshon, natyrisht, si dhe kostot. Ka kompani që ofrojnë ulje për festa të caktuara dhe çmimi i tyre është dukshëm më i lirë se mesatarja — megjithëse ende i lartë: Cikli i parë i ngrirjes së vezëve dhe një vit i ruajtjes kushton 6.500 dollarë, dhe ruajtja shtesë është 600 $ në vit.

Bashkëthemeluesi i FertilityIQ, Jake Anderson-Bialis thotë se, sipas të dhënave të kompanisë, shumica e grave po i hyn me kokë kursimeve personale për të financuar trajtimet e lindshmërisë. Të tjerët mbështeten te prindërit e tyre për ndihmë financiare për këtë qëllim.

Shumë nga miqtë e mi heteroseksualë shpresojnë se nuk do të kenë nevojë për ndonjë ndihmë shtesë për të mbetur shtatzënë; shumë nga miqtë e mi LGBTQ nuk janë të sigurt për të njëjtën gjë. Të gjithë ne në të 20-at, megjithatë, po mundohemi të heqim dorë nga të menduarit për të pasur fëmijë, të paktën derisa të mbushim 30 vjeç.

Duke i marrë parasysh të gjitha

Ndoshta pyetja më e rëndësishme (tani për tani): Kur duhet të filloj?

Hulumtimet e Anne Shtajner, drejtoreshë mjekësore në Qendrën e Fertilitetit Duke, kryen një krahasim mes grave që ngrinë vezët e tyre me ata që nuk e bëjnë këtë proces. Gratë që ngrinë vezët e tyre në moshën 37 vjeç panë ndryshim të madh në mbetjen shtatzanë dhe në lindjen e një fëmije, krahasuar me me ato syresh që nuk i ngrinë vezët. Pjesa më e madhe e grave që ngrijnë vezët e tyre nuk do t'i përdorin ato, thotë Dr. Steiner. Përkundrazi, ato vendosin t'i krijojnë familje në një mënyrë tjetër. Ose ndoshta vendosin se nuk duan aspak fëmijë.

Këtu nuk ka përgjigje të thjeshta dhe taksative, pasi situata e të gjithëve është e ndryshme. Shumë gra heteroseksuale të moshës time po mendojnë koston e ngrirjes së vezëve krahas gjërave që mund të ndodhin akoma në të ardhmen e tyre. Unë e di se shumë syresh shpresojnë që nëse ato gjejnë partnerin e duhur dhe kohën e duhur, ato ndoshta mund të mbesin shtatzënë vetë, pa ndonjë politikë sigurimi për të ngrirë vezët.

Për mua, kostoja e asaj "ndoshta" është e ndryshme. Shumica e grave LGBTQ që kërkojnë të mbesin shtatzënë, si unë në të ardhmen, do të paguajnë disa qindra dollarë për spermatozoidin e donatorëve dhe mbeten shtatzënë përmes inseminimit intrauterin, thotë Dr. Steiner.

Unë kam shpresuar për të gjetur një mënyrë për të llogaritur kohëzgjatjen dhe buxhetin tim të mundshëm duke marrë parasysh planin e kursimeve. Kur fillova punën time të parë të gazetarisë me kohë të plotë në 2014, fillova të lija mënjanë para për qëllime specifike - gjëra të tilla si pagimi i taksave mbi të ardhurat e mia si një kontraktuese e pavarur, duke mbuluar shpenzimet në lëvizje dhe duke rimbushur fondin tim të urgjencës. Por ndërsa bisedova me më shumë ekspertë për procesin e ngrirjes së vezëve, kuptova se shumë nga ky planifikim përfshin përgjigjen e pyetjeve të vështira se si e shoh të ardhmen time.

Pasi kam bërë kërkimet e mia dhe kam biseduar me këta ekspertë, unë ende nuk e di nëse kam një përgjigje. Për mua, ky vendim ka të bëjë më shumë me lëvizjet e mëdha të së ardhmes - nëse do të kem një fëmijë dhe kur - se sa ka të bëjë me faktin nëse unë do t’i kam kursyer apo jo paratë tashmë.

"Është e vështirë në të 20-tat tuaja të dini se ku do të jeni," thotë Dr. Steiner.
Ndërsa një herë kjo ndjenjë më mbushte me frikë, këtë herë qe ndryshe. Kur e dëgjova, u ndjeva e inkurajuar çuditërisht. Nuk ka vetëm kohë për të kursyer. Në fund të fundit, unë mund të kem kuptuar se sa do të më duhet të kursej për çfarë, por para se të filloni të kurseni për diçka, duhet të dini nëse është mirë për ju. Ka ende kohë ta kuptoj këtë./WSJ/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë