Lajme

Ekonomia Blu/ Klosi: Bashkitë të bëjnë gati hartën e aktiviteteve detare

Monitorimi i aktiviteteve të paligjshme, Parkut detar i dhurohet një mjet lundrues

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi nga qyteti i Vlorës u ka kërkuar bashkive që të bëjnë gati hartën e aktiviteteve detare në kuadër të turizmit ekologjik detar.

I pranishëm në një aktivitet mbi ekomominë blu në Vlorë ku edhe u dhurua një barkë nga AICS (Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim), ministri Klosi promovoi rëndësinë e turizmit blu në Shqipëri.

Blendi Klisu, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit

Kemi miratuar dy ligje të rëndësishme, tha ai, mbi aktivitet e lundrimit që i hapin rrugë zhvillimit të ekonomisë blu. “Ligji i veprimtarive lundruese zhvillon këtë sektor të turizmit aq shumë të dëshiruar, si aktiviteti.i zhytjes, lundrimi turistik, etj. Bashkitë duhet të bëjnë hartën e aktiviteteve detare. Po hapja e këtij biznesi ka nevojë për rregjistrim për prfesionistët që do të punësohen. Për mole ku do të ankorohen, e mole më të mëdha. Shqipëria duhet të vendosë rregulla  për të krijuar destinacion europian të qendrurshëm. Do të fillojmë nga Vlora për të vazhduar me gjithë bregdetin.”- u shpreh ministri Klosi.

Ai tha se lind nevoja për kontrroll shumë të fort të bregdetit për të zhvilluar turizëm detar ekologjik. Ai bëri me dije se së shpejti do të operohet për të kontrrolluar territorin.

“Ju patë vet me një mbyllje nga Covidi, bregu u mbush me gurë nga firmat. Kjo nuk duhet të ndodh. Ne do e kontrrollojmë për çdo ndërtim, inerte e kioska. Prandaj ta ruajmë detin që të mos të na ndodh si me tokën. Te krijojmë turizëm detar ekologjik.”- tha  ai.

Në të njëjtën kohë, Parkut ta parë dhe të vetëm Detar në Shqipëri (Karaburun-Sazanit) i është shtuar një mjet lundrues në shërbim të ruajtjes dhe mirëmenaxhimit të tij.

Mjeti me shpejtësi prej 53 milje në orë do të shërbejë  për zbulimin e aktiviteteve të mundshme të paligjshme, do të ndihmojë në kryerjen e aktiviteteve shkencore dhe kërkimore për të mbrojtur florën dhe faunën, përmirësojë shërbimet publike për vizitorët e Parkut.

Po ashtu do të ndihmojë në forcimin e kapacitetit operacional të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, nga përfitojnë si komunitetet vendore dhe turistët e shumtë të cilët vizitojnë Karaburun- Sazanin çdo vit.

Mjeti lundrues do të ndihmojë dhe për monitorimin e ujit dhe mbrojtjen e biodiversitetit. Por duke pasur mundësi për të mbajtur dy barrela, mjeti lundrues mund të ndihmojë dhe në ofrimin e shpejtë dhe të efektshëm të ndihmës së parë mjekësore.

Mjeti është mundësuar nga UNDP në kuadër të Projektit për Zonat e Mbrojtura Detare dhe Bregdetare në Shqipëri, faza 2, i cili financohet nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim e zbatohet nga autoritete shqiptare.

Në ceremoninë e dhurimit merrte pjesë edhe Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Buçi, I cili u shpreh se: "Më 28 Prill, Parku Detar Karaburun Sazan - zona e parë dhe e vetme e Mbrojtur Detare në Shqipëri – mbushi 10 vjeç. Italia ka mbështetur vazhdimisht forcimin e mbrojtjes së trashëgimisë mjedisore në Shqipëri dhe angazhimin e institucioneve vendore për të respektuar ligjshmërinë dhe për shërbime më të mira publike. E ka bërë këtë në të kaluarën. Do vazhdojë ta bëjë edhe në të ardhmen.”

Për përfaqësuesen e Përhershme e UNDP në Shqipëri, Limya Eltayeb, “COVID-19 na ka treguar se shpërdorimi i natyrës është një nga rreziqet kryesore globale dhe shkak rrënjësor i shfaqjes së sëmundjeve infektive, siç është Coronavirus-i. Tani ekzistojnë arsye edhe më të ngutshme për të investuar në komunitetet që mbrojnë natyrën përmes eko-turizmit dhe konservimit. Paketat e rimëkëmbjes ndaj COVID-19 duhet ta përfshijnë këtë investim dhe të ndërtojnë partneritete të forta.”

©Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë