Kuriozitete

Ekipi vendos një verë 2.50 euro në një shishe të mirë dhe fitojnë konkursin ndërkombëtar

Nuk është vera e mirë ajo që merr medalje ari, ose të paktën kështu ka ndodhur në një konkurs ndërkombëtar të verërave “Gilbert et Gaillard” ku çmimin “vera më e mirë” e fitoi një verë që në fakt kushton 2.50 euro por thjesht ishte në një shishe të mirë.

Me rastin e konkursit të verës, një grup njerëzish vendosën të provonin të kalonin një pije me origjinë absolutisht modeste si një verë të shkëlqyer të cilësisë së mirë. Mjaftuan një sërë mashtrimesh dhe kujdesi deri në detaje që vera të jetë e paketuar deri në perfeksion. Rezultati? Cmimi i parë.

Ekipi është pjesë e "On n'est pas des pigeons", një revistë belge kushtuar konsumatorëve. I udhëhequr nga somelieri Eric Boschman, ky grup mendoi të blinte verën në një supermarket dhe ta “shiste” si një “Château Colombier Grande Cuvee” shumë të çmuar, një verë totalisht e shpikur, që vinte nga një pasuri imagjinare dhe fiktive.

Pasi zgjodhën atë që për ta ishte vërtet më e keqja nga verërat (si dhe shumë e lirë), ata e ambalazhuan atë në një mënyrë "premium", madje krijuan një etiketë magjepsëse dhe një histori ad hoc për këtë rast, dhe e futën në konkurs. Aty gjyqtarët e shijuan dhe më pas erdhi surpriza.

“E butë, e jashtëzakonshme dhe e pasur në shije me aroma të freskëta dhe të pastra, të cilat mundësojnë një kompleksitet të bukur, shumë interesante”. Ky ishte komenti i ekspertëve pas testit. Për ta bërë edhe më bindës mashtrimin, skuadra e vendosi t’i dërgonte jurisë të dhënat laboratorike të një vere të vërtetë me cilësi të shkëlqyer, shumë larg verës së blerë për 2.50 euro në supermarket.

Në fund, vera mori medaljen e artë në konkurs, një rezultat që ndoshta shkoi edhe përtej pritshmërive të atyre që kishin shpikur mashtrimin! I gjithë mashtrimi u bë i ditur më pas nga vetë grupi, i cili shpjegoi se qëllimi i tij ishte pikërisht të demaskonte disa mekanizma që shpesh prekin konkurset e verërave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë