Futboll

Ekipi kundërshton uljen e pagave, Barcelona dërgon çështjen në gjykatë

Barcelona nuk ndalet përpara refuzimit të lojtarëve për të shkurtuar pagat, një mënyrë për të kompensuar humbjet ekonomike të krijuara, pas pezullimit të aktiviteteve sportive. Klubi blaugran ka shpërndarë një komunikatë në të cilën sqaron se departamenti i Punës në Katalonjë do të merret me këtë çështje.

“Deklarimi i gjendjes së jashtëzakonshme të 14 marsit, si pasojë e emergjencës shëndetësore që po jetojmë, nënkuptonte ndërprerjen e të gjithë aktiviteteve, sportive të klubit tonë. Të gjendur përballë kësaj situate, bordi i klubit ka vendosur të zbatojë një seri masash për të zbutur efektet dhe për të zvogëluar pasojat e kësaj krize. Ndër masat e marra, ato që lidhen me vendin e punës, të motivuar nga nevoja për të përshtatur detyrimet kontraktuale të stafit të klubit në rrethanat e reja dhe të përkohshme”.

Presidenti i Barcellona Bartomeu ka propozuar një lloj kompensimi për lojtarët e ekipit të parë, në mënyrë që të mos kalojë 50%. Por asnjë lojtar, për momentin, nuk ka pranuar. Tani klubi blaugran duhet të vendosë nëse do të aplikojë në mënyrë të njëanshme për të gjithë sportistët e tij. Me pak fjalë, pritet një pranverë e nxehtë, jo vetëm në Spanjë, sepse ky sistem pritet të prekë pjesën dërrmuese të klubeve të kontinentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë