Futboll

Egnatia barazon në frymën e fundit, arrin rezultat pozitiv në ndeshjen e parë europiane

Gazeta Si – Goli i parë europian për Egnatian mban firmën e sulmuesit Rafael Duamena. Ai barazoi shifrat në frymën e fundit, në minutën e 7-të shtesë, duke rritur ndjeshëm shpresat e rrogozhinasve për kualifikimin në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Sfida në Jerevan të Armenisë ndaj Ararat përfundoi 1-1, por duhet theksuar se ishte skuadra shqiptare që dominoi në ndeshjen e debutuese në Europë. Skuadra e trajnerit Edlir Tetova u ndëshkua me një gol në pjesën e parë, në një goditje këndi. Po në këtë mënyrë erdhi edhe goli i barazimit, që solli festën te rrogozhinasit.

Egnatia kishte epërsi gjatë gjithë ndeshjes, por sidomos në pjesën e dytë, kur krijoi raste, por vuajti mungesën e eksperiencës dhe shëprdoroi shumë. Armenët menduan vetëm për të mbrojtur rezultatin, ata ishin me fat në disa raste, ndërsa në shtesë Egnatia gjeti golin e barazimit.

Kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Shqipëri, por shpresat në kampin rrogozhinas janë të mëdha, nëse i referohemi asaj që dy skuadrat dhanë sot në fushë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë