Njerez

Efekti ‘Salah’ edhe jashtë fushe, krimet dhe racizmi në rënie drastike

Mohamed Salah është thelbësor për Liverpulin jo vetëm nga pikëpamja futbollistike. Sulmuesi egjiptian, autori i golit të parë në finalen e Champions League ndaj Totenhemit dhe shënuesi më i mirë i kampionatit të fundit në Premier League, bashkë me Mane dhe Aubamejang, është mjaft i rëndësishëm për qytetin e Liverpulit dhe njerëzit që jetojnë aty.

Sipas një studimi të fundit të Universitetit të Stenfordit, nga momenti që Mohamed Salah është bashkuar me Liverpulin, ngjarjet me karakter kriminal dhe episodet e racizmit ndaj myslimanëve janë ulur në mënyrë drastike.

Sipas një studimi të Universitetit te Stenfordit, që kur Salah kaloi te Liverpuli, krimet në qytet ranë 19%, ndërsa komentet anti-myslimane në rrjetet sociale, ranë 50%. Impak brenda dhe jashtë fushe

Studimi ka nxjerrë të dhëna vërtet interesante. Në Merseyside, krimet janë ulur në masën 19%, ndërsa komentet anti-myslimane në rrjetet sociale, në Tuiter veçanërisht, janë ulur në masën 50%. Nga sa mund të kuptohet lehtë, figura e Salah ka influencuar dukshëm për ta bërë më familjar Islamin. Futbollisti egjiptian shihet si një model pozitiv dhe që ka bërë për vete shumë njerëz në Angli dhe jo vetëm. Studimi ka arritur në përfundimin se sulmuesi i Liverpulit ka pasur një ndikim shumë të fortë në rënien e mesazheve të urrejtjes ndaj myslimanëve. Nga 7.2% e mesazheve “negative”, është kaluar në 3.4%, një ulje e konsiderueshme.

 

Më Shumë