Motosport

Efekti Ljuis Hemilton ndihet menjëherë, Ferrari ‘fluturon’ në bursë

Gazeta Si – Lajmi i kalimit të Ljuis Hemiltonit nga Mercedesi te Ferrari në vitin 2025 nuk ka kaluar pa u vënë re edhe jashtë botës së automobilizmit. Efekti është ndjerë menjëherë edhe në bursë.

Së fundi kuotat e skuderisë nga Maranelo janë rritur në bursë. Vlera e aksioneve të Ferrarit, e kuotuar si në NYSE ashtu edhe në FTSE MIB të bursës së Milanos, ka regjistruar një rritje të konsiderueshme ditën e enjte, me një trend progresiv.

Piku arriti pas orës 16:00, kur një aksion i skuderisë italiane preku kuotën 354.60 euro. Rritja e brendshme, në përqindje, është më shumë se 9%. Të dhëna rekord të influencuara nga piloti britanik, që prej 2025-ës do të zbarkojë në Itali.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë