Futboll

Edon Zhegrova, surpriza në merkaton e Milanit. Pëlqehet edhe Fratezi

Gazeta Si – Merkatoja e Milanit ka nisur të skicohet, në pritje për të mësuar, nëse kjo skuadër do të jetë në Champions apo jo sezonin e ri. Kamada dhe Openda janë emrat më të lakuar, por është konfirmuar edhe interesimi për Fratezin e Sasuolos. Surpriza është Edon Zhegrova, sulmuesi anësor që luan për Lilën në Francë.

Kuqezinjve u duhet patjetër një përforcim në mesfushë, pas dëmtimit të gjatë të Benaser. Dëshira e Maldinit dhe Masarës është Davide Fratezi, autor i 7 golave në 35 ndeshje këtë kampionat me Sasuolon.

Fratezi feston nje gol me Sasuolon. Gazeta Si, 26 maj 2023

Milani kërkon një lojtar që të jetë në gjendje t’i japë ekuilibër lojës mbrojtëse dhe të jetë depërtues në sulm. Fratezi duket prfili i duhur, por problem është kartoni, që Sasuolo e vlerëson në rreth 20-25 milionë euro.

Klubi kuqezi ndërkohë duhet të ndërhyjë edhe në sulm për të gjetur një anësor të djathtë. Dhe ai që tërheq vëmendjen aktualisht është kosovari i Lilës, Edon Zhegrova. Një emër surprizë lojtari i datëlindjes 1999. Zhegrova ka qenë shumë pranë kalimit te Milani në vitin 2012, kur dha edhe një provim, por nuk u transferua në Itali për arsye burokratike.

Shkolla e Lilës e ka ndihmuar Zhegrovën të rritet. Lojtari kosovar vlerësohet në rreth 10 milionë euro dhe nëse arrihet akordi, për Milanin është një tjetër ‘bast’ për një rol shumë delikat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë