Lajme

Edmond Budina: U ktheva në skenën e krimit, më vranë gjënë më të shtrenjtë, por s’e lëmë me kaq

Regjisori Edmond Budina, një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar ndjehet si i kthyer në një skenë krimi, aty ku i kanë vrarë gjënë më të shtrenjtë.
“Ndjehem sot si një njeri që kthehet në skenën e krimit, ku i kanë vrarë mbase gjënë më të dashur që ka pasur në jetë. Është e dhimbshme të shikosh këto eksavatorë që gërryejnë dhe e fshehin atë që dy ditë më parë e thanë me gojën e tyre, që duhet të shpëtohet gardëroba, rekuizita… Të gjithë pasurinë e atij teatri u varrosën në ato rrënoja, revoltohesh nga ky gjest”, tha ai. Në një intervistë për Neës24, Budina thotë ndër të tjera se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk do ta lerë me kaq këtë çështje.
“Këtu ka interesa të fshehta, interesa mafioze por nuk do i lëmë kështu. E di që vendin e kanë lënë pa Gjykatë Kushtetuese, por nuk e lëmë me kaq këtë çështje, do ta ndjekim çështjen ndërkombëtarisht. Do i drejtohemi Strasburgut, gjykatave ndërkombëtare, Komisionit Europian pasi duket tashmë që Shqipëria është bërë vend i pastrimit të parave të pista dhe shqiptarët e ndershëm nuk e meritojnë këtë”, tha ai. /BalkanWeb


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë