Shqipëria duket se do të ketë për herë të parë zë në Bashkimin Europian, pasi së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhet pjesë e një prej konferencave të unionit.
Parlamenti Europian ka miratuar dje një rezolutë që përcakton se Konferenca për Ardhmërinë e Europës duhet të përfshijë përfaqësuesit e vendeve kandidate të BE-së në diskutime, thekson një rezolutë që përcakton vizionin e këtij institucioni për Konferencën e ardhshme.
Rezoluta u miratua sot me 494 vota pro dhe 147 kundër dhe 49 abstenime.
Propozimi për Konferencën, e cila duhet të zhvillohet nga viti 2020 deri në vitin 2022, u iniciua në nëntor nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelarja Gjermane Angela Merkel. Qëllimi i saj është të rivlerësohet funksionimi i institucioneve të BE-së dhe prioritetet e tij të politikës së jashtme.
Sipas njoftimit për shtyp të PE, eurodeputetët duan që edhe vendet që duan të bëhen pjesë e BE-së jenë pjesë e diskutimeve për përballimin e sfidave të brendshme dhe të jashtme të unionit.
Kjo është hera e parë që Bashkimi Europian përfshin vendet e Ballkanit Perëndimor në konferencat e tij afatgjata, duke i dërguar kështu një sinjal pozitiv rajonit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.