Arsim

Më 25 maj shkollat, kopshtet, universitetet në Tiranë janë pushim

25 maji është ditë pushimi për qarkun e Tiranës, në kuadër të masave të ndërmarra për finalen e Conference League.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka njoftuar se, referuar vendimit të qeverisë për shpalljen e datës 25 maj ditë pushimi në Tiranë, të gjitha institucionet arsimore publike dhe private (përfshirë kopshtet, universitetet, zyrat arsimore) do të jenë pushim.

Qeveria vendosi dje që datën 25 maj, kur luhet finalja e “Conference League” mes Romës dhe Feynord në stadiumin “Arena Kombëtare” ta shpallë ditë pushimi për të gjitha institucionet e Qarkut të Tiranës.

Masa u njoftua nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në përfundim të mbledhjes së qeverisë të kësaj të mërkure.

Çuçi tha se ka një fluks të madh për bileta dhe dyndje tifozësh dhe për këtë arsye, është vendosur gjithashtu që 25 maji të jetë edhe dita pa makina në të gjithë Tiranën.

Pjesë e masave do të jetë edhe bllokimi i të gjitha rrugëve hyrëse në Tiranë, deri në orën 18:00.

“Kushdo që dëshiron që të vijë në Tiranë, mund ta bëjë këtë pas kësaj ore dhe t’i bashkohet festës”, deklaroi Çuçi.

Nga ndalimi përjashtohen emergjencat


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë