Kuriozitete

Edhe pse pa tifozë, ekipet e futbollit kanë më shumë avantazh kur luajnë në fushën tyre

Ekipet e futbollit që luajtën ndeshje gjatë gjithë pandemisë kishin përparësi kur luanin në fushën e tyre, megjithëse nuk lejoheshin tifozë në stadiume.

Por edhe pse ndeshja në shtëpi u dha më shumë përparësi skuadrave, përfitimi ishte më pak sesa në ndeshjet ku lejohen tifozët.

Studiuesit nga Gjermania shikuan më shumë se 1000 lojëra profesionale që u zhvilluan pa tifozë dhe vlerësuan se si pandemia ndryshoi ndeshjen.

Ata gjetën se edhe pse pa tifozë, skuadrat që luanin në shtëpi kishin më shumë avantazhe edhe pse pa tifozët.

Studiuesit analizuan statistikat në lojë për të llogaritur ndikimin që kishin kufizimet e Covid në ndeshje, kartonët e kuq dhe të verdhë, numrin e gjuajtjeve për lojë dhe rezultatin final në krahasim me bastet.

Të dhënat erdhën nga dhjetë ligat kryesore europiane: Kampionati i Anglisë dhe Premier League, La Liga e Spanjës dhe La Liga 2, Seria A dhe B e Italisë, Bundesliga Gjermane dhe Bundesliga 2 dhe ligat kryesore Portugeze dhe Turke.

U zbulua gjithashtu se kur tifozët mungonin, arbitrat kishin më shumë gjasa të jepnin kartonë apo faulle për vendasit sesa para Covid-19.

“Kjo është një provë e qartë se ‘paragjykimi’ i arbitrit zhduket plotësisht në stadiumet bosh”, shkruajnë studiuesit.

Studimi gjithashtu zbuloi se stili i lojës ka ndryshuar.

Historikisht, ekipet mysafire luajnë një stil më mbrojtës të futbollit, por ky nuk ishte rasti në Covid-19.

“Gjetja kryesore e studimit tregon një avantazh të qartë të ekipit vendas që vazhdon edhe në ndeshjet e luajtura pa praninë e tifozëve të tyre”, shkruajnë studiuesit në studimin e tyre, botuar në PLOS ONE.

Në futbollin europian afërsisht gjysma e ndeshjeve përfundojnë si fitore në shtëpi, një e katërta është barazime dhe pjesa tjetër janë fitore jashtë fushe.

Arsyet e përmendura shpesh për këtë janë ndikimi i drejtpërdrejtë që tifozët kanë në vendimet e arbitrimit dhe stili më sulmues i lojës së ekipit vendas, i nxitur nga tifozët.

Bashkë-autori Matthias Weigelt nga Universiteti Paderborn në Gjermani, tha se gjithashtu panë pothuajse 6000 ndeshje nga Kreisliga A (Premier League e Qarkut) dhe panë që avantazhi në shtëpi vlen jo vetëm për profesionistët, por edhe për amatorët.

Burimi: Daily Mail. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë