Michelle dhe Barack Obama janë me të vërtetë sinonimi i çiftit perfekt. Për të festuar 27-vjetorin e tyre të martesës, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe zonja e parë ndanë me ndjekësit disa fjalë të ëmbla dhe prekëse për njëri-tjetrin.
Michelle postoi një foto të tyren në një ballkon buzë detit me mbishkrimin “27 vite më parë, ky djalë më premtoi një jetë plot me aventura. Mund të them që e ka mbajtur. Kjo është për kapitullin tonë të ardhshëm ku do ngelemi vetëm dhe do zbulojmë çfarë ka më pas – ndërkohë që e ndjejmë akoma magjinë që na bëri bashkë gjithë ato vite më parë. Gëzuar përvjetorin, Barack”.
Ndërsa Barack, postoi një foto ku duket se janë në Afrikë. Ata i kanë kthyer shpinën kamerës dhe të dy mbajnë në kokë kapele bejsbolli. Barack ka veshur një pulovër ndërsa Michelle ka një xhaketë në ngjyrë ulliri. Në sfond duket horizonti i pafundëm ndërsa të dy rrinë të përqafuar.
“Siç thanë edhe Beatles-at : Po bëhet akoma më mirë me kalimin e kohës. Faleminderit, zemër, për 27 vite të mrekullueshme!”, shkroi Barack.
A nuk u mallëngjyet edhe ju nga këto deklarata dhe foto? Michelle dhe Barack e kanë treguar gjithmonë dashurinë e pastër që kanë për njëri-tjetrin dhe kanë qënë gjithmonë përkrah njëri-tjetrit.
Njësoj si përvjetori, dhe postimet e tyre çdo vit në datën 3 tetor janë një traditë. Si në vitin 2017, kur Michelle postoi një foto nga dita e tyre e dasmës për 25 vjetorin e tyre. Dhe duke parë komentet e shumta që kanë marrë në instagram, duket se fansat nuk duan që ata ta ndalojnë këtë traditë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.