Politike

Edhe në këshillin bashkiak socialistët kanë probleme me anëtarët

Partisë Socialiste i dalin edhe në këshillat bashkiakë njerëz me probleme me ligjin e Dekriminalizimit. Prokuroria e Përgjithshme, nëpërmjet sektorit të Dekriminalizimit ka nisur procedurat dhe kërkon heqjen e mandatit të këshilltarit të Bashkisë Kamëz, Mirush Dema.

Ai është anëtar i PS-së në listën fituesve të zgjedhjeve të 30 qershorit. Sipas informacioneve mësohet se Dema është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe duhet të largohet nga detyra.

Për këtë çështje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe do zhvillojë mbledhjen të mërkurën, ku do marrin vendimin për shkarkimin apo jo të Mirush Demës.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e mërkurë, më datë 12.02.2020, ora 13:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite: Shqyrtimi i projekt-vendimit: Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik, z. Mirush Osman Dema (Troci), anëtar i këshillit të Bashkisë Kamëz, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, është ky njoftimi i KQZ-së.

Sipas formularit të Deklarimit, Dema e ka pranuar se është ndaluar për verifikim në Gjenevë në vitin 2014 dhe dëbuar në Suedi e në vendet e BE-së deri në tetor 2019, pasi u është refuzua hyrja në Malmo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë