Futboll

Edhe Krishti në Rio ‘shuhet’ për Vinicius: Gjest shumë emocionues!

Gazeta Si – Futbollisti 22-vjeçar i Real Madridit ka shprehur në rrjetet sociale emocionet pas gjestit të solidaritetit. ‘E di që pjesa më e madhe e njerëzve është pozitive dhe unë nuk dorëzohem”.

Racizmi ndaj Vinicius është bërë edhe një çështje politike. Liderët politikë brazilianë, nga presidenti Lula, kanë ngritur zërin për të mbrojtur yllin e kombëtares braziliane. Në disa stadiume të Spanjës ai ka qenë në shënjestër të sulmeve raciste, ku kulmi ishte në Valencia.

Reagimi i iVinicius pas sulmeve raciste nga tifozet e Valencias. Gazeta Si, 23 maj 2023

Vinicius reagoi me forcë, ai e konsideron një luftë që duhet çuar përpara, jo vetëm për atë personalisht, por për të gjitha viktimat e diskriminimit dhe për gjeneratat e së ardhmes.

Në rrjetet sociale Vinicius postoi foton e statujës së madhe të Krishtit në Rio de Zhaneiro, të errësuar për një orë në shenjë solidariteti ndaj lojtarit brazilian.

"I zi dhe imponues. Krishti ishte pikërisht kështu. Një gjest solidariteti që më emocionon shumë dhe që më shtyn edhe më shumë ta çoj në fund këtë luftë, - shkruan Vinicius. – I vlerësoj shumë të gjitha përpjekjet për mbështetje që kam pasur këto muajt e fundit. Si në Brazil, edhe në botë. E di saktësisht nga kush”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë