Futboll

Edhe Interi ka vendosur të ndërtojë stadium të ri, rritet tensioni me Milanin

Gazeta Si – Rritet tensioni mes Interit dhe Milanit për çështjen e stadiumit. Së fundi presidenti i Interit ka bërë me dije se kishte folur me Singer për këtë temë, ndërsa tani edhe zikaltrit po shohin për stadiumin e tyre.

Edhe Interi do të ketë stadiumin e vet dhe nuk do të jetë ‘San Siro’. Steven Zhang, pronari i klubit, ka një plan B, që po kthehet në planin A. Është gjetur zona në Milano, ku do të ndërtohet stadium i ri, një terren privat. Klubi ka tashmë një akord me pronarin e kësaj zone.

San Siro, stadiumi ku laujne aktualisht Milani dhe Interi. Gazeta Si, 26 shkurt 2023

Vendi mbahet sekret, por nuk do duhet shumë kohë për ta mësuar, sepse dokumentet do të zbulohen. Interi së pari do të ketë sigurinë se në ‘San Siro’ vërtet nuk ka asnjë shans të procedohet. Milani në anën tjetër ka vendosur të ndërtojë impiantin e vet.

Steven Zhang po merret vetë me këtë çështje dhe prapaskenat zulohen direkt nga klubi zikaltër. Presidenti ka treguar se ka pasur disa biseda me Gordon Singer, djalin e ish-pronarit të Milanit me fondin Elliott. Zhang dhe Singer janë takuar në Riad një muaj më parë, kurse në një telefonatë të fundit mes tyre presidenti zikaltër ka marrë konfirmimin për të vazhduar me ‘San Siron’.

Pronari i Milanit, Kardinale, dhe Maldini. Gazeta Si, 26 shkurt 2023

Tema është delikate, me pikëpamje të ndryshme. E sigurt është se tashmë ka një distancë të madhe mes dy klubeve të Milanos për stadiumin. Interi është i zhgënjyer dhe i irrituar me qëndrimin e Kardinales, sepse ai më parë e kishte garantuar Zhang për një takim për stadiumin. Takimi nuk u bë dhe pronari i ‘RedBird’ është dorëzuar për ‘San Siron’. Mbi këtë stadium mbetet edhe çështja e plani të ri urbanistik të Milanos.

Për këtë arsye Interi ka lëvizur dhe ka gjetur zonën për stadiumin e ri të vetin. Në këtë situatë, po shkohet drejt dy stadiumeve të rinj në Milano dhe me ‘San Siron’ në administrim vetëm të komunës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë