Biznes

Edhe Ikea si Amazon: Studion se si të shesë produktet e konkurrentëve

Ikea si Amazon? Një javë përpara publikimit të shërbimit të ri për dhënien me qira të mobiljeve për studentët dhe punëtorët jashtë vendit ku jetojnë, kolosi zviceran i arredimit lançon një eksperiment të ri, këtë herë propozon të kthehet një platformë e-commerce për shitjen e mobiljeve jo vetëm të sajat, por edhe të kompanive të tjera.

Lajmin e ka dhënë në një intervistë për të përditshmen britanike Financial Times, shefi ekzekutiv i Inter Ikea (zyra e konceptit dhe franchaizeve), Torbjorn Loof, duke specifikuar se bëhet fjalë për një hap të ri në rrugëtimin e transformimit dhe diversifikimit të biznesit të lançuar nga grupi pas vdekjes së themeluesit, Ingvar Kamprad, një vit më parë.
Ikea, e cila po finalizon testet për këtë risi, mendohet të kthehet një një rishitës i madh, si Amazon ose si Alibaba. Nuk është një risi absolute: në muajt e mëparshëm grupi kishte shprehur vullnetin që ti mbështeste traditës aktivitet prodhimi dhe shitjeje të mobiljeve përmes megamarketeve blu të tij të famshëm me mbishkrimin e verdhë, qendra të pozicionuara në periferi, edhe një aktivitet tregtar i diferencuar, përmes dyqaneve të vegjël urban, siç ndodh për shembull në dyqan në Romë në bashkëpunim me Eataly.

Përpos kësaj, shpjegonte Loof në kohën e tij, grupi do të investonte gjithmonë e më shumë mbi shërbimet, si shitjet on line, dërgesat direkt në shtëpi, instalimi dhe asistenca.
Dhe tanimë pak para lançimit të eksperimentit, që tingëllon si një sfidë e vërtetë ndaj Amazon, edhe pse shefi shpjegon në intervistë, që objektivi është të mbulohet ajo “pjesë e mezit” që qëndron mes ecommerce e Ikeas në kuptimin e ngushtë (që shet produkte marke) dhe një marketplace si kolosi amerikan që shet praktikisht gjithçka. “Cilat janë mundësitë mes platformave të mëdha globale dhe saitet ëeb të ndërmarrjeve? –pyet Loof. Mendoj që ka mundësi të ndryshme, si Zalando, një tip platforme specifike për modën dhe veshjet. Mendoj se është një zonë shumë interesante për tu eksperimentuar”. Loof ka specifikuar që, për momentin, Ikea nuk ka nisur ende tratativat me konkurentët, por do të ishte e interesuar të përfshihej në krijimin e një platforme tregtare me dimensione sektorialë.

Duke folur për bashkëpunëtorë të mundshëm në këtë ndërmarrje, Loof ka shtuar që nuk parashikon aleancë me con Amazon. Me shumë mundësi, mund të ishte interesante paltforma TMall e Alibaba, një lloj i një qendre të madhe tregtare me shumë shop-in-shop në brendësi. Në vitet që vijnë, vëren, do të çelen forma të reja të shitjeve on line dhe objektivi i tij ëshrë që Ikea të jetë pjesë aktive e këtyre iniciativave të reja. “Eksperimentojmë gjithmonë – tha shefi i Ikeas–: Në hapësirën digjitale shohim për platforma të të tretëve, me hipotezën që Ikea të synojë platforma të tjera, për krijimin e një platforme për të gjithë sektorin industrial të mobilimit dhe se si mund të përmirësojmë akoma më shumë saitin tonë ikea.com”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë