Jete & Stil

Edhe arti bie në ‘kurthin’ e Instagramit

Duket se Instagrami po kthehet në pikë reference për gjithçka, madje  edhe arti po bie në ‘kurthin’ e  këtij rrjeti.

Nëse vizitoni Tokion do të keni mundësinë të shihni një muze  të përshtatur në version e gjyrave të Instagramit. Ekspozita e Artit Dixhital, e cila është hapur së fundi dhe është me e madhja në botë.

 Vepra të veçanta plot ngjyra  të krijuara nga ekipi japonez i studios Lab, marrin jetë në ketë muze prej 107000 metra katror.

Në këtë studio janë ekspozuar 50 vepra digjitale të hijëzuara në "Borderless", të cilat i zhysin vizitorët në botë të egra dhe çuditëse që i përgjigjen kontaktit, zërit dhe lëvizjes.

Veprat mbulojnë çdo sipërfaqe të imagjinueshme të muzeut, duke u dhënë vizitorëve ndjenjën e çuditshme për të mos ditur nëse ajo që po shohin po ndodh me të vërtetë ose thjesht në "ekran".

Vepra arti është mundësuar nga më shumë se 520 kompjutera dhe 470 projektorë, duke e bërë këtë vepër sa më teknike dhe festë vizuale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë