Muzike

Ed Sheeran dhe akuzat për plagjiaturë: Nëse e humb gjyqin, do ta lë muzikën

Kantautori u padit për këngën e vitit 2014 Thinking Out Loud

Superylli britanik, Ed Sheeran tha se do të largohet nga industria e muzikës nëse rezultati i çështjes së shkeljes së të drejtave të autorit shkon kundër tij.

Kantautori u padit në një gjyq për plagjiaturë për këngën e tij të vitit 2014 “Thinking Out Loud”. Sheeran dhe bashkë-shkrimtarja Amy Wadge dyshohet se kanë kopjuar aspekte të pjesës klasike të Marvin Gaye të vitit 1973 “Let Get It”, duke përfshirë ritmin dhe një sekuencë në rritje me katër akorde.

Gjyqi u thirr nga familja e kantautorit Ed Townsend - bashkëkrijues i këngës së Gaye - i cili e denoncoi atë disa vite më parë. Avokatja e Sheeran, Ilene Farkas, e pyeti muzikantin të hënën më 1 maj në gjykatën e Manhattan se sa po i rëndon gjyqi dhe ai u përgjigj, siç raporton MailOnline:

“Nëse ndodh (të mos fitoj), kam mbaruar, do të ndalem”, duke nënkuptuar largimin përfundimtar nga fusha e muzikës. Ai u raportua gjithashtu se i kishte thënë gjykatës: “Më duket vërtet fyese t’i kushtoj gjithë jetën time të qenurit interpretues dhe kompozitor dhe që dikush ta nënçmojë atë”.

Vitin e kaluar artisti fitoi një betejë për të drejtat e autorit në Britani nëse kënga e tij e vitit 2017 Shape Of You kopjoi këngën e vitit 2015 të Sami Chokri dhe Ross O'Donoghue Oh Why.

Sheeran, pavarësisht pretendimeve të fundit, së fundmi ka prodhuar një këngë të re Boat, e cila është kënga hapëse për albumin e tij të ardhshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë