Muzike

Ed Sheeran ndër këngëtarët më të pasur në Britani

Duket se sukseset e njëpasnjëshme të këngëtarit Ed Sheeran, kanë bërë që ai të renditet mes këngëtarëve më të pasur në Britani. Ylli i shumë hiteve vitin e fundit ka dyfishuar pasurinë e tij me një vlerë totale prej 160 milionë paund, sipas Sunday Times Rich List.


Ai mban vendin e 17-të si muzikanti më i pasur në Britani duke lënë pas Adele në vendin e 22-të me 150 milionë paund pasuri. Lista kryesore nga pasuria e Andrew Lloyd-Webber me një vlerë prej 820 milionë paund. Në këtë listë përfshihet edhe Stormzy me një vlerë prej 16 milionë paund. Ndërsa vendin e dytë në këtë listë e zë Sir Paul McCartney me 750 milionë paund.

Në vendin e tretë është renditur grupi irlandez U2, pasuria e të gjithë anëtarëve së bashku shkon në 583 milionë paund.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë