Motosport

Ecclestone: Ky sezon i F1 duhet anuluar

Sezoni 2020 duhet të anulohet sepse, me pezullimin e disa Grand Prix për shkak të emergjencës nga koronavirus, nuk do të ketë gara mjaftueshme për të kurorëzuar “normalisht” kampionin e botës. Ish-bosi i Formula 1, Bernie Ecclestone , është i bindur për këtë. “Duhet të ndalojmë këtë sezon dhe të rinisim vitin e ardhshëm, sepse nuk shoh si mund të arrijmë të kemi një numër të saktë garash për kampionatin”, ka thënë ai për BBC.

Rregullat përcaktojnë se duhet të plotësohen të paktën tetë gara për të zgjedhur fituesin e kampionatit. E nëse do të zhvilloheshin ato tetë Grand Prix dhe Lewis Hamilton shpallej kampion bote, do të barazonte rekordin e titujve të fituar (7) që i takon Michael Schumacher. “Nuk besoj se do bënte ndonjë ndryshim të madhe për Lewis – ka sqaruar Ecclestone -, do të fitonte pavarësisht nga numri i garave. Por do të ishte e tmerrshme nëse fiton me vetëm tetë gara, nuk do të ishte një sezon i madh dhe emocionues”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë