Philadelphia Eagles rezultuan një “kafshatë” e pamundur për Kansas City Chiefs dhe në shifrat 40-22 ata ndaluan kundërshtarët e dy viteve më parë të fitonin të tretin Super Bowl rradhazi. Chiefs luajtën në të 5 Super Bowl në 6 vitet e fundit dhë në prag të sfidës shiheshin si favoritë për një fitore të paprecedentë. Por Eagles ishin dominues në New Orleans, sidomos në mbrojtje duke treguar se jo më kot ishin më të mirët në sezonin e rregullt dhe Playoff.

Quarterbacku i Kansas Cityt, Patrick Mahomes u bllokua 6 herë dhe dy të tjera pasoi gabim në tentativën e Chiefs për përjetësimin e emrit në NFL. Eagles fituan të dytin Super Bowl pas atij në vitin 2018 mgjs Chiefs ja dolën deri diku të neutralizonin Saquon Barkley-n. Ndërsa quarterback-u Jalen Hurts bëri të heshtin të gjithë ata që dyshonin në pasimet e tij duke realizuar një pasim për touchdown prej 46 yard-ësh në humbjen e Chiefs.

Kjo fitore ishte hakmarrja e Eagles për humbjen 38-35 që pësuan nga Chiefs në Super Bowl-in e dy sezoneve më pare kur Hurts zhvilloi një performancë të jashtëzakonshme por sërish u mund. Këtë herë ai ndihmoi Philly-n të linte pas Chiefs dhe në fund u shpall Lojtari më i Mirë i Ndeshjes. Donald Trump u bë Presidenti i parë në detyrë që ndoqi nga stadium ndeshjen më të madhe në SHBA.

Taylor Swift, Lionel Messi, Jay-Z, aktorët Jon Hamm dhe Bradley Cooper ishin mes personazheve të njohur në Superdome. Ndërkohë që Kendrick Lamar performoi në “Half Time Show” që organizohet për të pranishmit mes dy pjesëve. Presidenti Trump u largua përpara përfundimit dhe kritikoi startin e Super Bowl në “Truth Social” Ndërkohë këto janë skuadrat që kanë fituar më shumë Super Bowl në historinë e NFL:
6 Superbowl
Boston/New England Patriots
Pittsburgh Steelers
5 Superbowl
San Francisco 49ers
Dallas Cowboys
4 Super Bowl
Kansas City Chiefs
Green Bay Packers
New York Giants
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.