Histori

E veja e “ministrit të ISIS-it”: Si e ndihmova CIA-n për Al Bagdadin

Umm Sayyaf, gruaja e emirit të naftës të Kalifatit, tregon se kishte bashkëpunuar me inteligjencën amerikane dhe kurde për kërkimin e kreut të ISIS

Është një grua dëshmitare kyçe në rastin e ndjekjes së Kalifit të Shtetit Islamik. Umm Sayyaf, 29 vjeçe, asokohe Nisrine Assad Ibrahim, është e veja e Abu Sayaffit, ministri i naftës i ISIS-it, i vrarë në një sulm të Forcave Delta amerikane në maj të vitit 2015. Në atë kohë, Umm Sayyaf u kap dhe pas një viti heshtjeje filloi bashkëpunimin me CIA-n dhe inteligjencën kurde, duke ofruar informacion mbi vendet ku fshihej udhëheqësi i ISIS-it, Abu Bakr Al Bagdadi.

Siç zbulon “The Guardian”, në shkurt 2016, Umm Sayyaf tregon një shtëpi në Mosul, ku për arsye të ndryshme u besua se në atë kohë ndodhej Al Bagdadi. Megjithatë, sipas burimeve autorizuese kurde, komandantët amerikanë ngurrojnë të kryejnë një sulm ajror kundër asaj ndërtese, kryesisht për shkak të aktivitetit ajror intensiv në qiellin e Irakut dhe frikën e "viktimave të pafajshme" në një lagje të populluar.

Më vonë, megjithatë, ata pranojnë se kreu i ISIS mund të ketë qenë vërtet atje. "Unë i thashë se ku strehoej," tha Umm Sayyafi, duke shtuar se "kjo ishte një nga shtëpitë që i ishte dhënë asaj dhe një prej të preferuarave të tij". Inteligjenca e vë atë nën kontroll dhe zbulon se si zona ishte jashtëzakonisht e mbushur me njerëz të dyshuar dhe truproja.

Umm Sayyaf pati rastin të merrte pjesë në takimet mes bashkëshortit të saj dhe Al Bagdadit, i cili ndonjëherë regjistronte mesazhet audio që Kalifi përhapte me anë të internetit. "Kjo ndodhi në dhomën tonë të gjumit në Taji", një qytet në qendër të Irakut. "Burri im ishte kreu i komunikimit (i ISIS-it) dhe Bagdadi shpesh vinte tek ai".

Kur shkonte, ajo u shërbente atyre çaj. Të gjitha detaje që gruaja i ka dhënë në orë të tëra gjatë marrjes në pyetje me agjentët, duke identifikuar njerëzit dhe vendet me ndihmën e fotografive, videove dhe hartave gjeografike dhe mjeteve të tjera.

Amerikanët, tha ajo, "ishin shumë të sjellshëm dhe të saktë. Ata mbanin rroba civile. Unë u thashë të gjitha ato që dija”. Bashkëpunimi i saj u konfirmua nga një agjent i inteligjencës kurde, sipas të cilit Umm Sayyaf dha "një pamje shumë të qartë të strukturës së familjes së Al-Baghhdadit dhe njerëzve që kishin më shumë rëndësi. Ne kemi mësuar nga gratë e njerëzve që e rrethonin dhe kjo ishte shumë e dobishme për ne. Ajo identifikoi shumë njerëz dhe përgjegjësitë e tyre".

Umm Sayyaf, e quajtur nddryshe Nisrine Assad Ibrahim, u dënua me vdekje në Irak. Ndër akuzat e shumta që janë bërë kundër saj, është se ka vepruar si gardiane burgu për aktivisten amerikane, Kayla Mueller dhe shumë gra dhe vajza Yazide, të cilat u përdhunuan nga anëtarë të rangut të lartë të ISIS, përfshirë dhe Al Baghdadin. Avokatja e të drejtave të njeriut, Amal Clooney (bashkëshortja e aktorit të Hollivudit, George Clooney), u kujdes për të, duke kërkuar që ajo të dalë para drejtësisë në SHBA për t'u përgjigjur për krimet e saj.

Kayla Mueller, aktivistja amerikane e vrarë në Siri

Gruaja gjithashtu tregoi se si burrat e ISIS-it kishin ndryshuar qëndrimin e tyre pikërisht për shkak të pranisë së grave, ku mund të bënin çfarë të donin. "Vajzat Yazide kanë ndryshuar jo vetëm jetën time, por jetën e të gjitha grave në shtetin islam. Burrat tanë janë bërë si kafshë të egra dhe nuk kanë respekt për ne gjithashtu".

Pastaj Umm Sayyaf, gjithashtu kujtoi se si Kayla Mueller ishte në gjendje të fshehte mirë frikën dhe terrorin, por nuk donte të konfirmonte nëse e reja amerikane i ishte dhënë Al Bagdadit si "nuse".

"Ajo u trajtua ndryshe. Ka pasur një buxhet për të, para për të blerë gjërat e saj në dyqan. Ajo ishte një vajzë e bukur dhe më pëlqente, shumë respektuese. Një gjë që mund të them, është se ajo ishte me të vërtetë e mirë në fshehjen e trishtimit dhe dhimbjen e saj", - i tha ajo gazetës britanike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë