Lajme

E trishtë, humb jetën futbollisti i ri nga Korça

Një lajm i trishtë është mësuar mëngjesin e sotëm. Dorian Tahirllari, një futbollisti i ri i moshave të Skënderbeut, ka humbur jetën. Ai nuk ia doli ta fitonte betejën me një tumor malinj, as një ndërhyrje që kishte kryer kohë më parë nuk pati rezultat. Kohët e fundit sëmundja përparoi me shpejtësi, duke i marrë jetën futbollistit të datëlindjes 2002.

Familjarët e Dorianit kishin bërë apel publik kohë më parë ndihmë financiare që të përballonin terapitë. Edhe klubi i Skënderbeut kishte bërë diçka për ta ndihmuar djaloshin, por sëmundja u tregua e pamëshirshme me të.

Dorian Tahirllari, 18 vjeç, kishte luajtur me 17-vjeçarët e Skënderbeut dhe ëndërronte që një ditë të vishte fanellën e ekipit të parë korçar, por kjo ëndërr e tij u shua shumë shpejt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë