I shkreti Amine Gouiri! Lojtari 19-vjeçar i Lionit ka luajtur dy ndeshje brenda një dite ndaj Zenitit dhe i ka humbur të dyja. Kur të mbushë 20 vjeç në muajin shkurt, me siguri që urimi i parë që do t’i bëjë vetes është që të mos përjetojë më ditë si ajo e 27 nëntorit. Sulmuesit francez me origjinë algjeriane të Lionit i ka ndodhur diçka e rrallë të mërkurën.
Gjatë paradites Gouiri luajti në ndeshjen e Youth League (Championsi i të rinjve) në Shën Pjetërburg mes Zenitit dhe Lionit, ku francezët humbën 3-1. Sulmuesi u ndërrua në pushimin e kësaj ndeshjeje dhe u shfaq në mbrëmje sërish në fushë. Ai u aktivizua në minutën e 83-të të ndeshjes së Champions League mes Zenitit dhe Lionit. Një minutë më pas, Lioni, që ishte duke humbur 1-0, pësoi edhe golin e dytë nga ekipi rus.
Për 19-vjeçarin e Lionit do të ketë sigurisht ditë më të mira. E ka të ardhmen përpara dhe shumë shpejt Lioni do ta lançojë si një talent, siç ka bërë rregullisht gjatë periudhës së fundit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.