Lajme

E rëndë, 29-vjeçari me Covid-19 hidhet nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Sipas informacioneve zyrtare nga policia, në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ rreth orës 04:30, shtetasi XH.K., 29 vjeç, është hedhur nga kati i 3 ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

29-vjeçari kishte disa ditë që merrte mjekim në këtë spital dhe trajtohej me shumë pak oksigjen, 3-4 litra, në minimumin e mundshëm të oksigjenimit të pacientëve. Ishte drejt shërimit, madje ditët e fundit ai nuk kishte as simptoma. Ndërkohë, mjekët dyshojnë se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 29-vjeçarit me inicialet Xh. K. i cili i dha fund jetës mëngjesin e sotëm, dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij" thotë Spitali në një reagim.

"I riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.

Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente.

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë", përfundon deklarata e Spitalit "Shefqet Ndroqi".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë