Futboll

E njëjta histori, Bajerni bën ‘pazar’ te Borusia Dortmund. Firmos Guerreiro

Gazeta Si – Bajerni i Mynihut ka zyrtarizuar blerjen e futbollistit portugez, Rafael Guerreiro. Një goditje me parametra zero për bavarezët, që kanë nënshkruar për tre sezone me anësorin e majtë, deri në 2026-ën.

Pas 7 sezonesh me Borusia Dortmund, Guerreiro ribashkohet te Bajern Mynioh me trajnerin Tomas Tuhel, i cili e mori në Ruhr nga Lorienti në Francë, në verën e 2016-ës, kur ai ishte shpallur kampion Europe me Portugalinë.

"Kur më telefonoi Bajerni, e mora vendimin shumë shpejt, - ka thënë portugazi pas kalimit te bavarezët. – Për mua është krenari të luaj për këtë klub të madh. Gjithashtu, vlerësoj shumë trajnerin Tomas Tuhel për kohën që kemi kaluar bashkë në Dortmund".

Bajerni bën kështu një përforcim të rëndësishëm, duke afruar një lojtar me shumë eksperiencë, tashmë ekspert në Bundesligë. Marrja e lojtarëve më të mirë të Borusia Dortmund është bërë tashmë një traditë te klubi i madh gjerman.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë