Në vitin 2015, kur një grup refugjatësh bllokuan kufirin serbo-hungarez, një kameramane u filmua duke rrëzuar me qëllim një emigrant që mbante një fëmijë në krah dhe duke shkelmuar një tjetër.
Ajo po mbante një aparat fotografik dhe po filmonte mes një turme oficerësh dhe emigrantësh të cilët po përpiqeshin të kalonin me vrap kufirin hungarez. Por një koleg gazetar e kapi në kamera duke shkelmuar një vajzë të vogël që po përpiqej të ikte nga turma. Në një filmin të dytë, ajo shihet duke penguar me qëllim një baba që mbante në krah djalin e tij i vogël në tjetrin, duke bërë që të binin të dy në tokë.
Skenat që revoltuan mijëra përdorues të rrjeteve sociale, ndodhën pasi miëjra azilkërkues që kërkonin strehë të sigurt në Europë, u mblodhën rreth kufijve hungarez. “Antagonistja” u identifikua si Petra Laszlo, një kameramane hungareze. Ajo u pushua nga televizioni ku punonte, “ N1TV” dhe u dënua më vonë me shërbim prove trevjeçar, nga një gjykatë hungareze për sjellje të çrregullt.
Televizioni “N1TV” lëshoi një deklaratë duke thënë se një "kolegia e tyre” pati një sjellje të papranueshme. Por gjykata e lartë e Hungarisë e liroi Laszlo të martën, duke deklaruar se edhe pse sjellja e saj ishte "jomorale dhe e paligjshme", nuk përbënte veprimtari kriminale.
Babai dhe djali që u rrëzuan nga Laszlo u identifikuan si refugjatë sirianë. Babai, Osama Abdul Mohsen, tha për gazetën spanjolle “El Mundo” në atë kohë se "qëndrimi i saj ishte i frikshëm”
Mohsen dhe djali i tij arritën në Spanjë, ku u është dhënë azili dhe u është mundësuar një vizitë me ekipin e futbollit të Real Madridit. "Në Siri kemi ëndërruar gjithnjë të shohim një ndeshje në Real Madrid, dhe tani kjo do të realizohet", tha ai në një deklaratë në vitin 2015. "Unë jam me të vërtetë i lumtur", shtoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.