Pas ngjarjes së rëndë që tronditi mbarë opinionin publik, për shkak të çmendurisë së të riut 24-vjeçar, Bashkia e Selenicës mbledh me urgjencë Këshillin Bashkiak.
Në këtë mbledhje të Këshillit Bashkiak është miratuar me votë unanime shpallja e ditës së hënë, ditë zie në të gjithë Bashkinë e Selenicës.
Gjithashtu të gjitha shpenzimet e ceremonive mortore të tetë personave të vrarë nga Ritvan Zykaj pasditen e djeshme, do të merren përsipër nga Bashkia, me një fond prej 1 milion e 200 mijë lekësh.
Ndërkohë, pritet që në orën 14:00 viktimat e të njëjtit fis do të përcillen për në banesën e fundit.
24-vjeçari Ritvan Zykaj vazhdon të merret në pyetje nga strukturat policore përkatëse mbi rrethanat e krimit. Deri më tani nuk ka ende ndonjë motiv zyrtar për krimin makabër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.