Lajme

E gjobit bashkia, 42-vjeçari nga Kuçova kërcënon të hidhet nga shtylla

Një ngjarje e pazakontë është shënuar mesditën e sotme në Kuçovë.

Një 42-vjeçar, banues në fshatin Tapi të Kuçovës, ka hipur në shtyllën e tensionit të lartë dhe kërcënon të hidhet.

Shtetasi Andon Ziu ka marrë një gjobë prej 5 milionë lekësh nga bashkia për një ndërtim pa leje dhe kjo është arsyeja që ka hipur në shtyllë.

Ai pretendon se është gjobitur padrejtësisht dhe kërkon që të rishikohet masa ndaj tij, ose përndryshe kërcënon se do të hidhet nga shtylla e tensionit të lartë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë