Njerez

E gjithë Kina në kërkim të një farmacisti me kancer

Tang Chunwu mezi priti lindjen e diellit për t’u vënë në kërkim të djalit të tij. Ishte dita e 92-të e  kërkim të tij, por ai nuk kishte ndërmend të dorëzohej. U ndal disa herë në rrugë për të vendosur postera dhe për të pyetur nëse dikujt ia kishte zënë syri fytyrën e rrumbullakët dhe flokët e pushpuritur të djalit të tij. Posteri e përshkruante me pak fjalë, Tang Gongwei, 26 vjeç, rreth 1.60 metra i gjatë. Në poster përshkruhej gjithashtu edhe arsyeja pse ai u zhduk: Zbuloi se kishte kancer në stomaku dhe nuk donte të ishte një barrë për prindërit e tij. Zgjidhja e vetme që gjeti ishte të zhdukej.

Kërkimi i Tang ka pushtuar Kinën për shkak të një ironie mizore: djali i tij nuk ishte një punëtor i zakonshëm si ai, por një farmacist, i cili punonte në sistemin e kujdesit shëndetësor të Kinës. Nëse ka ndonjë njeri që mund të merrte mjekim lehtësisht, është pikërisht ai. Por ai, ashtu si miliona njerëz në Kinë, nuk mund të përballonte mjekimet që u nevojiten për sëmundjet e rënda. Sigurimet për sëmundjet si kanceri janë të ulëta dhe shumë ilaçe jetësore për pacientët që vuajnë nga tumoret nuk mbulohen fare nga qeveria.

"Kina duhet të gjejë një mënyrë për të ulur kostot e ilaçeve- thotë Li Ling, një profesor i ekonomisë në Universitetin e Pekinit, po ashtu këshilltar qeveritar i reformës mjekësore- Kostot janë shumë të larta dhe tejkalojnë çmimet që mund ta përballojnë njerëzit e zakonshëm". Shifrat e njerëzve të prekur nga kanceri në Kinë janë të larta, por nivelet e mbijetesës janë të ulëta. Në vitin 2015, kancer u diagnostikuan rreth 4.3 milion pacientë me kancer, me e thënë ndryshe 12,000 persona në ditë. Në Kinën rurale, ku jetojnë rreth 41 për qind e popullatës, vetëm rreth një e pesta e pacientëve të kancerit arrijnë të mbijetojnë pesë vjet pas diagnostikimit.

Tang Chunwu

Zhdukja e Tang Gongwei u përhap gjerësisht në mediat kineze, nga fakti që ishte një profesionist mjekësor. Madje edhe shumë përdorues të internetit thanë se do të kishin ikur sepse nuk donin të ngarkonin prindërit e tyre.

Ashtu si shumë fëmijë të tjerë kinezë, Tang Gongwei u rrit pa vëllezërit e motrat. Zyrtarët lokalë zbatuan me zell rregullat e planifikimit familjar, duke shkatërruar shtëpitë e çifteve që kishin më shumë se një fëmijë. Pavarësisht se vinte nga një zonë e thellë rurale, ai kishte një etje të madhe për të ecur përpara. Tang u regjistrua në një nga shkollat ​​më të mira të Kinës, në qytetin e Changsha. Pas diplomimit, ai punoi në spitalin publik të qytetit të Hengyangit si farmacist.  Më 15 shkurt, Tang i tha babait të tij se ishte diagnostikuar me kancer në stomTang Chunwu ak. Ai u kërkoi disa herë falje prindërve të tij për barrën që po u vinte mbi supe, madje u tha të mos shqetësoheshin sepse merrte do të merrtë hua.

Tang Gongwei

Por Tang Gongwei nuk mund të jetonte me këtë dhimbje. Më 21 shkurt, ai vendosi një letër poshtë jastëkut. U kërkoi falje prindërve dhe u largua.

" Nuk mund t’i lejoj prindërit e mi të vuajnë për humbjen e djalit të tyre dhe të mbajnë barrën financiare për të shpëtuar. Do të ishte një mëkat që nuk do t’ia falja vetes- shkruante ai- Edhe nëse vdes më shumë se 10.000 herë".

Tang më vonë zbuloi se djali i tij kishte blerë një biletë treni për në Zhangjiajie, një vend turistik popullor në Kinën qendrore. Ai u zhduk që aty pa lënë gjurmë, ndërkohë që i ati është i gatshëm të kërkojë në çdo qytet të Kinës vetëm për ta gjetur. /The New York Times/ 

Zhangjiajie

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë