Motosport

E fundit nga çështja ‘Red Bull’, Horner kërkon Alonson për t’i bërë presion Vershtapenit

Gazeta Si – Nga Gjermania vijnë zëra të fortë, sipas të cilëve, drejtuesi kryesor i Red Bull-it është shumë afër firmës me pilotin spanjoll për 2025-ën. Një mënyrë për të pasur një skuadër ëndrrash, po edhe për të bërë të qartë se Red Bull fiton edhe pa kampionin në fuqi.

Paqja në bokset e Red Bull-it mund të prishet shpejt. Nga një anë drejtuesi Kristian Horner, i mbështetur nga pronarët tajlandezë të skuderisë, dhe në anën tjetër pjesa autriako-holandeze, e përfaqësuar nga Helmut Marko dhe njerëzit pranë Maks Vershtapen.

Të shumtë janë ata që mendojnë se qetësia është vetëm në dukje mes këtyre palëve. Ka pak, ose aspak dialog mes tyre. Sipas asaj që raporton shtypi gjerman, terreni i ardhshëm i ‘luftimit’ lidhet me merkaton e pilotëve në 2025-ën.

‘F1-Insider’, - e para që dy muaj më parë dha lajmin e hetimit të brendshëm ndaj Horner për dhunë seksuale ndaj bashkëpunëtores së tij, - bën me dije se drejtuesi kryesor i Red Bull-it është afër kontratës me Fernando Alonson për sezonin e ardhshëm.

Do të ishte një goditje e madhe, sepse Red Bull do të siguronte një pilot ekspert, ende të shpejtë dhe të uritur për sukses, pavarësisht moshës (gati 43 vjeç). Por do të ishte edhe një lëvizje që lexohet si një mënyrë për t’i bërë presion Vershtapenit, kampionit në fuqi të botës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë