Nga Gazeta ‘SI’ – Ambasadori shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati, është shprehur se ka ftuar në emër të kryeministrit Edi Rama, Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, të vizitojë Tiranën.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka postuar edhe një fotografi me Rubion, Bushati bën me dije se Rubio ka pranuar ftesën me kënaqësi të vizitojë një vend që e vlerëson si kontributor në NATO, sidomos pas vizitës së fundit në Hagë.
“E ftova edhe në emër të një kombi të vogël, por me një zemër të madhe si Nënë Tereza, mesazhi ynë nesër për në EU “më shumë dashuri edhe më shumë shërbim me përulësi”, shkruan Bushati.
Postimi i Ervin Bushatit:
Secretari Marco Rubio është mik i Shqiptarëve.
Në emër të KM RAMA e ftova te vizitojë Tiranën; Portën e Ballkanit për US, për dy arsye:
•Shqipëria është edhe një mrekulli e diplomacisë Amerikane: nga një diktaturë komuniste që njihej si “Koreja e Veriut në Europë”, sot në vendin më pro Amerikan & pro NATO kudo.
•E ftova edhe në emër të një kombi të vogël, por me një zemër të madhe si Nënë Tereza: mesazhi ynë nesër për në EU“më shumë Dashuri edhe më shumë shërbim me përulësi”.
•Secretari Rubio pranoi ftesën me kënaqësi – në funksion edhe të agendës shumë të ngjeshur të Diplomacisë Amerikane sot- të vizitojë “një vend që e vlerëson si kontributor në NATO, sidomos pas vizitës së fundit në Hague”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.