Lajme

E fejuan dhe e dërguan në Itali për prostitucion, kapen autorët në Berat

Dy persona u arrestuan nga Policia e Beratit, pasi në bashkëpunim me njëri- tjetrin mashtruan duke i premtuar fejesë një vajze, ndërsa më pas e trafikuan në Itali me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Të arrestuarit janë Flamur Dodoveci 62 vjeç banues në lagjen “Uznovë” dhe Emanuel Myrtaj 40 vjeç, banues në lagjen “Muzakaj”, Berat.

Në shtetin italian 29-vjeçarja shfrytëzohej për prostitucion nga shtetasja D. D, e cila ishte  shpallur në kërkim nga DVP Berat,  ku falë bashkëpunimit me policinë italiane u bë e mundur arrestimi i saj disa muaj më parë në Itali.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Trafikim i të rriturve, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 110/a dhe 25 i Kodit Penal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë