Njerez

E ëmbla Nutellë që gatuhet mbi hidhërimin e lajthive të fëmijëve

Gati tre të katërtat e lajthive bota i merr nga Turqia dhe blerësi më i madh i tyre është kompania Ferrero, njëkohësisht dhe prodhues i Nutellas (bëhet fjalë kur përzierja e çokollatës është me lajthi). Por ky produkt merret kryesisht nga emigrantët, përfshirë fëmijët të cilët punojnë me orë të gjata dhe paga shumë të ulëta. Ndërkohë, çfarë po bën kompania për të kuptuar që produktet që përdor të mos sigurohen nga shfrytëzimi i fëmijëve?
“Kur themi ‘lajthi’, për mua ka kuptimin e mjerimit dhe punës së vështirë,” thotë Mehmet Keleci, ndërsa hedh në shpinë një thes prej 35 kilogramësh me lajthi të freskëta.
Ndërsa rreth tij, afër një mali në Turqi, një familje emigrantësh punojnë për të mbijetuar. Kryetari i familjes shkund lajthitë me një shkop të gjatë, ndërsa fëmijët dhe gruaja e tij përkulen vazhdimisht për t’i mbledhur ato. Puna është rraskapitëse dhe vijon rreth 10 orë në ditë. Dy fëmijët më të vegjël që punojnë quhen Mustafa dhe Mohamed, të cilët janë 12 dhe 10 vjeç. Ata punojnë ilegalisht, pasi kjo nuk është mosha minimale për të nisur një punë në Turqi.
Vjelja e lajthive bëhet kryesisht në gusht dhe prej këtyre maleve furnizohet 70 përqind e botës me lajthi. Shumica e punonjësve janë emigrantë që vijnë vetëm për këtë sezon dhe paguhen rreth 95 lira në ditë, shumë më pak se paga minimale neto zyrtare në Turqi. Por, kësaj familje i takon të marri më pak para në ditë, sepse do të paguajë edhe tarifën e rrugës që ka bërë nga qyteti i tyre i banimit, por edhe personat që i kanë sjellë deri aty.

Mehmet Keleci

Kazim Yaman, bashkëpronar i një toke të madhe me pemë lajthie, shprehet së është kundër punës së fëmijëve.
“Ata bëjnë që fëmijët e tyre të punojnë si makina, ndërkohë unë mendoj se ata fëmijë janë jetim,” shprehet ai.
Por Yaman thotë se shumica e fermerëve të tjerë e kanë pranuar punën e fëmijëve se nuk kanë zgjidhje tjetër, ndërsa prindërit tyre insistojnë pa pushim që ata të punojnë.
“Unë përpiqem të mos punësoj fëmijët, por më pas familjet e tyre më thonë se do të largohen. Prindërit e tyre duan që ata të punojnë dhe të paguhen. Ky zinxhir duhet të prishet,” shton ai.
Por si? Turqia ka rreth 400.00 pemishte me lajthi dhe shumica e kultivuesve, nuk dinë se ku fillojnë dhe ku mbarojnë lajthitë e tyre.
Në fundin e zinxhirit furnizues, janë markat e njohura të ëmbëlsirave turke dhe ndërkombëtarë, përfshirë Ferrero, e cila prodhon çokollatën Nutella, Ferrero Rocher dhe Kinder. Kompania blen rreth një të tretën e të gjithë lajthive në Turqi, pasi duhen rreth 365.000 ton për Nutellën që ajo prodhon çdo vit.
Në faqen e saj të internetit, Ferrero shkruan: “Gjurmueshmëria është thelbësore për të siguruar standardet e cilësisë së prodhimit dhe produkteve”.

Kompania synon që deri në vitin 2020 të kontrollojë të gjitha lajthitë vazhdimisht. Ndërkohë sipas raportit të saj të fundit, që do të botohet së shpejti ajo ka arritur vetëm 39 përqind të procesit të kontrollit të lajthive që në pemë.
Enginay Akcay, i cili ka qendrën e tij mbledhëse në Ordu, një qytet afër Detit të Zi, qytetarët e të cilit mbijetojnë nga lajthitë, është një nga mijëra tregtarët e vegjël të lajthive. Fermerët i dorëzojnë prodhimet e tyre me thasë dhe ai i paguan ato sipas cilësisë, përpara se t’i shesë më pas tek fabrikat e eksportuesve ndërkombëtarë.
“Ne nuk kemi asnjë lidhje me punën e fëmijëve. Kontrolli dhe monitorimi i takojnë shtetit dhe forcave të sigurisë,” shprehet ai.

Kazim Yaman

Programi i vlerave të bujqësisë së kompanisë Ferrero, ka filluar në Turqi që në vitin 2012, ofron trajtim falas për kultivuesit e lajthisë dhe teknika më të efektshme të kultivimit, për të ndihmuara ata të rrisin të ardhurat e tyre edhe pse janë të lirë që të shesin produktet për këdo që ata dëshirojnë. Në njërën nga fermat model të zhvilluar nga Ferrero, agronomi i ndërmarrjes Gokhab Arikoglu tregon se si lajthitë krasiten më mirë dhe një sërë të tjerash teknikash.
Pra, sa e sigurt mund të jetë kompania që lajthitë e saj nuk janë mbledhur nga fëmijët?
Në një intervistë me një prej drejtuesve të kompanisë, Bamsi Akin, menaxher i përgjithshëm i kompanisë Ferrero Hazelnut në Turqi, ai thotë se nëse kupohet qw një produkt merret me anw tw praktikave jo etike, kompania nuk e prek atw. Ai shprehet se drejtuesit e kompanisw vazhdimisht pwrmirwsojnw praktikat e tyre sociale pwr tw edukuar kultivuesit.

I pyetur në lidhje me tregtarin dhe ndërmjetësin i cili i tha BBC-së se Ferrero nuk i pyet ata për burimin e saktë të lajthive, Akin u shpreh se kompania nuk bën pyetje, por ka mjetet e veta për të monitoruar lajthitë dhe përpara se të fillonte sezoni ka demonstruar kërkesat tyre ndaj kultivuesve. Sa i përket faktit nëse pretendimet e gjurmueshmërisë në faqen e internetit të kompanisë janë të sinqerta, ai thotë: “Ferrero është gjithmonë i sinqertë më konsumatorët”.
Ndërkohë në fermën e tij Kazim Yaman, shikon 12 vjeçarin Mustafa tek sa boshatis një tjetër thes të rëndë me lajthi.
“Dje pashë babanë e tij të vendoste mbi supet e Mustafait një thes, një thes shumë të rëndë. Kur e pyeta se çfarë po bën, ai më tha: Lërë se duhet të mësohet” shton Yaman./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë