Moti

E diela do të kthejë temperaturat e ulëta

Pas disa ditëve pa reshje dhe temperatura të larta tipike të stinës së pranverës, ku u duk se dimri përfundoi do të rinisin reshjet. Duke nisur nga dita e diel do të kemi ndryshime në kushte atmosferike.

Kryesisht java tjetër nga dita e Hëne deri të Premte, do të aktivizohen masa ajri shumë të ftohta me origjine nga Rusia, të cilat  do të sjellin reshje bore intensive në zonat malore, ndërsa në  zonat e ulëta do të ketë rënie të konsiderueshme të temperaturave, deri në 10-15 gradë celsius.  

Ditët e fundit të muajit Mars do të mbyllen me mot të paqëndrueshëm,  me reshje shiu, por që temperaturat do të rriten më pas me vlera normale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë