Njerez

E dhunuara seksualisht: Si u bëra avokatja që më duhej

Pas shumë vitesh që kishte përjetuar presionin psikologjik më anë të pornografisë, nga ish i dashuri i saj, Carrie Goldberg u bë avokate dhe do të ndihmonte njerëzit që ishin dhunuar seksualisht me anë të presionit të pornografisë. Qendra ligjore që ajo krijoi u vjen në ndihmë personave të cilët janë dhunuar seksualisht, ose që duan të tregojnë rastin kur ndjehen nën presionin e pornografisë. Ajo gjithashtu ka kryer diskutime me kompanitë teknologjike duke gjetur një mënyrë për të ndaluar këtë fenomen në rrjetet sociale.

Nga Carrie Goldberg - Gjatë moshës 15-vjeçare, kisha marrëdhënie me një person tepër kontrollues, i cili vazhdimisht më bënte presion se nëse ne do të ndaheshim, do të shpërndante fotografitë e mia nudo. Unë kalova një adoleshencë të dhimbshme, pasi pas ndarjes, personi në fjalë e mbajti premtimin. Atëherë nuk mendoja asgjë, përveç se urreja veten për faktin se isha ngatërruar me një person të tillë. U desh një kohë që gjatë për të marrë veten nga ajo ngjarje. Dëgjoja gjatë gjithë kohës histori të ngjashme dhe një moment mendova të hiqja dorë nga puna ime fillestare, për t’u bërë avokate e personave me të njëjtin problem si timin.
Klientët e “Dream of being able to help” gjejnë ndihmën që shpesh instancat shtetërore e anashkalojnë. Në qendrën tonë ka avokatë, psikologë, sociologë të cilët janë të palodhur në punën e tyre. Kur personat e prekur nga kjo “epidemi” tregojnë rastet e tyre, unë kujtoj gjithë historinë time dhe shpesh herë mendoj se do të doja të kisha dikë që të më ndihmonte, kur kam vuajtur dhunën psikologjike dhe seksuale.

Carrie Goldberg dhe antarë të qendrës

Në qendër pranohen të gjithë njerëzit, pa dallime sociale dhe kulturore. Unë kam parë njerëz të cilët ishin të mbushur me urrejtje, kam parë njerëzit që do të paguanin miliona dollar vetëm që të hakmerreshin ndaj abuzuesit. Unë kam parë veten, duke përjetuar këtë makth, prandaj e di se sa dhimbje ndjejnë të gjithë ata që flasin me mua.
Përpos ndjekjeve ligjore që kryejmë për rastet që na janë paraqitur, jemi përpjekur për të komunikuar me kompanitë më të mëdha të teknologjisë, duke i’u kërkuar atyre një mënyrë për të ndaluar këtë fenomen.
Deri më tani puna ka rezultuar e suksesshme. Gjatë javës së kaluar u paraqit një rast kur në një prej shkollat afër qendrës sonë, një fëmijë 12 vjeçar ishte dhunuar seksualisht nga mësuesi i tij. Fëmija jetonte vetëm me nënë e tij, i përfshirë nga një pamundësi të madhe ekonomike. Ky rast edhe shumë të tjerë më bëjnë të kuptoj gjithmonë e më shumë se tashmë jam avokatja që mua më duhej.
Miqtë e mi më pyesin vazhdimisht nëse do ta lë ndonjëherë këtë punë, por nuk e mendoj kurrë. Shoqëria jonë është e tej mbushur me këtë fenomen, statistikat besohen se janë të larta pavarësisht se shumë pak raportohen. Një shoqëri e cila mbahet si tepër e civilizuar dhe e sigurt, por që gjithçka është një gënjeshtër. Kjo është e trishtueshme! /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë