Futboll

E bujshme! Pezullohet 2 javë Leo Mesi për udhëtimin e paautorizuar në Arabi

Gazeta Si – Zhvillime të bujshme në ‘mundjen e dorës’ mes Mesit dhe PSG-së, pas udhëtimit të paautorizuar të argjentinasit në Arabinë Saudite më 1 maj. Klubi ka vendosur ta pezullojë menjëherë lojtarin për dy javë, duke e konsideruar të rëndë sjelljen e tij.

Mesi preferoi impenjimin karshi sponsorëve të tij dhe jo atë të klubit parisien. Në fillim u fol për një gjobë, por duket se presidenti Naser Al Khelaifi, pavarësisht problemeve të skuadrës periudhën e fundit, ka vendosur të veprojë me ‘dorë të hekurt’.

Mesi me familjen ne Arabine Saudite. Gazeta Si, 2 maj 2023

Argjentinasi zgjodhi të mos i anulonte takimet në Arabi, ku është i përzgjedhuri i federatës së Rijadit për promovimin e kandidaturës në lidhje me organizimin e Botërorit 2030. Dhe kjo sjellje e Mesit ka shkaktuar kaos në Paris.

Në qershor rrugët e Mesit dhe PSG-së janë të destinuara të ndahen, kontrata vështirë se do të rinovohet. Lojtari nuk është ambientuar asnjëherë në Francë dhe duket se synon rikthimin te Barcelona. Klubi parisien ka vendosur të mbështetet më shumë te Mbape, si në fushë, edhe jashtë saj.

Pas dy vjetësh pa shkëlqim, Mesi po bën valixhet gati për t’u kthyer në shtëpi. Babai i tij ka intensifikuar kontaktet me drejtuesit e klubit kartalanas për një akord ekonomik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë