Autoritetet amerikane në shtetin e Xhorxhias janë vënë në punë në përpjekje për të identifikuar beben dhe prindërit e një foshnjës të porsalindur të gjetur brenda një qeseje plastike në anë të rrugës.
Të qarat e bebes, që ishte ende me kordonin e kërthizës të pahequr në momentin kur u gjet, kanë tërhequr vëmendjen e banorëve të zonës pranë, të cilët kanë njoftuar zyrën e sherifit të Forsyth County.
“E dëgjova që nga shtëpia. Fëmijët e mi më thanë që është një foshnje, por unë s’u besova dhe u thashë që duhet të jetë ndonjë kafshë”, thotë një banor i zonës që telefonoi policinë.
Foshnja është shoqëruar menjëherë në një spital për kontroll mjekësor. Autoritetet e kanë pagëzuar foshnjen me emrin “Baby India” dhe thonë se gjendja e saj është e shëndetshme. Ndërkohë, zyra e sherifit kërkon ndihmën e qytetarëve për të mësuar më shumë se si ka përfunduar foshnja e hedhur në anë të rrugës e mbështjellë në një qese plastmasi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.