Biznes

E ardhmja e biznesit, modelet e inspiruara nga natyra

Sot sipërmarrjet shumëkombëshe, po në kushte planetare, po bëhen gjithnjë e më shumë sfiduese. Efektet e ndryshimeve klimaterike bien mbi ne, duke u manifestuar në shkatërrime natyrore dhe katastrofa humanitare.

Pyjet e pasura me burime po shkatërrohen me ritmin e shkatërrimit të 27 fushave të futbollit në minutë, dhe më shumë se 8 milion ton metrik (1 ton metric- 1000 kg) të mbetjeve plastike përfundojnë në oqean çdo vit.

Shumë industri dhe organizata po i hedhin sytë tek teknologjitë e avancuara për të zgjidhur problemet më të thekta të botës. Por sigurisht duke kombinuar ekspertizën e shkencëtarëve, qeverive, akademikëve dhe organizatave jo-fitimprurëse me shkallën dhe shtrirjen e sektorit privat që mund të sjellë maksimizimin e ndikimeve pozitive për natyrën dhe shoqërinë.

Kur bëhet fjalë për qëndrueshmërinë, mjaftueshmëm nuk është mjaftueshëm.
Për biznesin që të ketë jetëgjatësi, nevojitet një planet që mund ta mbështesë. Të sjellurit sipas këtij besimi, do të sfidojë sipërmarrjet për të transformuar veprimet e tyre në investime.

Nxitja e bashkëpunimit për të rivendosur dhe mbrojtur pyjet e botës

Një model biznesi i frymëzuar nga natyra konfirmon se nuk është më e mjaftueshme për të neutralizuar dëmin; në vend të kësaj ne duhet të krijojmë një ndryshim sistematik nga i cili do të përfitojnë të gjithë. Kjo mund të fillojë vetëm duke ftuar bizneset, qeveritë, organizatat dhe qytetarët që të punojnë së bashku drejt qëllimit të përbashkët të krijimit të një të ardhmeje të qëndrueshme. Ne duhet të rrisim përgjegjësinë tek njëri-tjetri për të përparuar me ritmin që kërkon planeti ynë.

Partneritetet më të mira praktike janë ato që po ofrojnë modele inovative të biznesit për t'u ndjekur. Për shembull, International Paper (IP) dhe World Wildlife Fun (WWF) kanë bashkëpunuar për qëllime ambicioze për burimin e qëndrueshëm të fibrave. Të dy po vendosin gjithashtu objektivat e parë të bazuar në shkencë për ruajtjen e pyjeve në të gjithë globin.

Plastika nëpër oqeane

Duke pasur parasysh rëndësinë kritike të mbajtjes shëndetshëm të pyjeve për të moderuar klimën e Tokës, WWF dhe IP po bashkëpunojnë jo vetëm që të përafrojnë industrinë e printit sipas menaxhimit të përgjegjshëm të pyjeve, por edhe për të ndërmarrë një veprim vendimtar për të kontribuar në një të ardhme pozitive për pyjet. Në bashkëpunim me WWF, IP, Këshillin e Administrimit të Pyjeve dhe udhëheqësve të tjerë që kanë qasje ndaj zhvillimit të qëndrueshëm, HP po angazhon prodhuesit më të mëdhenj në botë për të ndihmuar ndikimin e tyre pozitiv tek pyjet.

Partnerë për të trajtuar mbetjet plastike

Përveç shqetësimit për pyjet, partneritetet publike-private janë duke gjetur mënyra të reja për të trajtuar problemin e ndotjes nga plastika. Shkencëtarët parashikojnë që në 25 vjet, do të ketë më shumë plastikë në oqean sesa peshk. Jo vetëm që kjo plastikë shkatërron jetën e oqeanit, por gjithashtu afekton ushqimin që hamë dhe ajrin që thithim.

Alarmi i përhapur mbi gjendjen e ndotjes nga plastika ka katapultuar bizneset dhe organizatat drejt bashkëpunimit për eleminimin e plastikës së panevojshme dhe të njëpërdorshmërisë së saj. Nisma e Re Ekonomia e Plastikës, e iniciuar nga Fondacioni Ellen MacArthur, ka bashkuar më shumë se 400 subjekte për të ndaluar që plastika të kthehet në mbetje. Me objektiva progresive dhe raportime të vazhdueshme, nisma po ndihmon kompanitë të ndalojnë prodhimin e plastikës problematike si shishe, çanta, etj.

Pas tërmetit shkatërrues në Haiti në vitin 2010, sistemi i tij tashmë i dobët i grumbullimit të plehrave ka mbërthyer, dhe tonelata plastike dhe mbeturina të tjera të grumbulluara në plazhe, në rrugë ujore dhe në komunitete. HP ka punuar me organizata joqeveritare (OJQ) siç NextWave Plastics, First Mile Coalition dhe partnerët e furnitorëve për të krijuar një zinxhir të shkallëzuar furnizimesh plastike të lidhur me oqeanin në Haiti për të mbledhur dhe përfshirë mbetjet plastike në zinxhirin e tij të mbyllur të furnizimit me plastikë - duke krijuar gati 1.000 vende pune për haitianët dhe sigurimin e kujdesit shëndetësor dhe arsimim për familjet e tyre.

Zhvillimi i modeleve të reja ekonomike

Ndërsa konsumatorët bëhen më të vetëdijshëm për implikimet mjedisore gjatë blerjeve të tyre, markat globale gjithashtu po punojnë më shumë për të adresuar ndikimet klimatike nëpër zinxhirët e tyre të furnizimit. Përveç angazhimit për të ulur gjurmët e karbonit, kompanitë kanë filluar të punojnë me partnerët lokalë për të drejtuar modele të reja ekonomike.

Shitësi me pakicë i veshjeve Patagonia, i cili ka qenë një avokat për mbrojtjen e tokave publike për gati 30 vjet, ka vendosur theksin tek përmirësimi i proceseve të ndërmarrjes së vet pro mjedis. Më e rëndësishmja, veprimet e kompanisë për ta bërë zinxhirin e saj të furnizimit me karbon neutrale deri në vitin 2025 kanë inkurajuar shitësit e tjerë që të bëjnë të njëjtën gjë. Për Patagonia, kjo do të thotë të punojë me pambuk dhe materiale të tjera të ricikluara dhe të përpiqet të gjejë më shumë fibra natyrale për të prodhuar veshje. Po ashtu ajo po përpiqet të nxisë furnizuesit të adoptojnë praktika më të qëndrueshme.

Një tjetër biznes i madh i veshjeve, The North Face, është shfaqur gjithashtu si një udhëheqës në fushën e biznesit pro mjedis. Kompania po bashkëpunon me fermerë në shkallë të vogël për të adoptuar teknika të reja bujqësore që tërheq dioksidin e karbonit nga atmosfera për të pasuruar tokën.

Nxitja e ndikimit social për të luftuar ndryshimin e klimës

Efektet e ndryshimit të klimës nuk janë vetëm në horizont - ato tashmë janë përreth nesh. Si udhëheqës të industrisë, ne duhet të sfidojmë veten dhe t'i ftojmë të tjerët të ndërmarrin veprime për natyrën dhe shoqërinë. Jo vetëm sepse është gjëja e duhur për të bërë, por sepse është një domosdoshmëri e biznesis.

Ndërmarrjet shumëkombëshe që kërkojnë të lulëzojnë në epokën e ardhshme të prishjes së zinxhirit të vlerave të shkaktuar nga ndryshimi i klimës, duhet të rishikojnë modelet tradicionale të biznesit dhe të kërkojnë marrëdhënie bashkëpunuese që sjellin ndryshime pozitive, të qëndrueshme për bizneset, njerëzit dhe planetin.

Burimi: World Economic Forum


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë